COVID-19 në Evropë: 2 milionë të prekur në Francë, 731 viktima në Itali

18 Nëntor 2020 | 10:29

Shtetet evropiane janë duke u përballur me valën e dytë të pandemisë teksa cdo ditë raportohet për një rritje të të infektuarve por edhe të viktimave.

Sipas të dhënave zyrtare në Itali një ditë më parë  në 24 orët e fundit u raportua për 32.191 raste të infektuarish dhe 731 viktima rekordi më i lartë që nga fillimi i Prillit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 në shtetin fqinj ka arritur në shifrën 46,464.

Autoritetet shëndetësore italiane thanë se situata e epidemisë në vend ka filluar të stabilizohet, por javët e fundit është vënë re një rritje e rasteve dhe vdekjeve. Ministria u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë vigjilentë dhe të vazhdojnë të respektojnë masat parandaluese. Gjatë ditës së martë edhe Serbia raportoi për një numër rekord të të infektuarve me 4,994 të prekur në 24 orë.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, njoftoi të dielën se nga 17 nëntori, restorantet, kafenetë, qendrat tregtare, kinematë dhe ambientet e tjera të biznesit do të mbyllen nga 21:00 në 05:00, por farmacitë apo pikat e karburantit nuk do të preken nga masat e reja. Dy javë pas zbatimit të këtyre masave dhe në bazë të ecurisë së pandemisë, qeveria serbe do të vendosë nëse do të vazhdojë apo forcojë më tej politikën e kufizimit.

Edhe situata në Francë vijon të jetë shqetësuese, në 24 orët e fundit është raportuar për 45.522 të infektuar duke arritur në totalin e rreth 2 milionë të infektuarve që nga nisja e pandemisë. Franca bëhet kështu vendi i katërt në botë dhe e parë në Evropë që tejkalon shifrën e 2 milionë të të prekurve me COVID-19.

Edhe Spanja po ashtu pavarësisht kufizimeve raporton për rritje të të infektuarve 5,897 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 453 të vdekur. Qeveria austriake njoftoi se nga 17 nëntori deri më 6 dhjetor, vendi do të përditësojë masat e kufizimit për të frenuar përhapjen e virusit. Austria do të mbyllë të gjitha objektet tregtare, përveç supermarketeve, farmacive dhe dyqaneve që janë thelbësore. Banorëve gjithashtu nuk do t’u lejohet të largohen nga shtëpia e tyre nëse nuk është e nevojshme.

 

Lexoni gjithashtu:

Shfaqje teatrale në internet, horizont i ri për disa biznese

Vaksina e “Moderna”, shkencëtaret Zalli shpjegojnë se si vepron në trupin e njeriut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026