Qeveria kërkon një investitor të ri, sërish një skemë e grabitjes së ARMO-s

18 Nëntor 2020 | 20:00

Qeveria ka filluar të kërkojë sërish një investitor për rafinerinë e Ballshit dhe ka marrë përsipër “të zgjidhë” problemin e rafinerisë. Nëse qeveria “e zgjidh” prapë problemin, me shumë gjasa abuzimet do të fillojnë sërish. Në emisionin ‘Me pak fjalë’, në Euronews Albania u analizua fakti se rafineria e Ballshit nuk mund të mbijetojë në treg dhe të jetë fitimprurëse me teknologjinë që ka.

Ajo duhet mbyllur me qëllim mbylljen e çdo shtegu për të abuzuar pasuritë dhe paratë publike.

Neritan Sejamini tha se qeveria ka lejuar grabitjen e fondeve publike nga kompanitë private që kanë marrë me qira ARMO-n. Skema e ndjekur nga këto kompani ka qenë gjithnjë e njëjta:

  • Fillimisht është regjistruar një kompani në letër, pa patur as për përvojë, as për kapitale, as për para.
  • Më pas kompania ka marrë në dorëzim rafinerinë dhe ka filluar punën: rafino, mos paguaj asnjë taksë dhe kosto. Ndërkohë kompania i ka shitur produktet me çmimet e tregut.
  • Ajo ka vazhduar me këtë punë deri sa tatimet apo të tjerët të të sekuestrojnë apo mbyllin aktivitetin e rafinerisë.
  • Kur ta mbyllin aktivitetin, kompania nuk ka humbur asgjë, dhe madje mund ta fillojë sërish nga e para me një emër të ri.

Ndërsa qeveria e ka mbështetur këtë skemën me këdo komapni që ka ardhur duke:

  • Negociuar për të dhënë me qira rafinerinë, si në rastin e IRTC-së dhe Harry Sargent, pavarësisht se shteti ka vetëm 15 % të saj në pronësi.
  • Ka lejuar vazhdimin e punës pavarësisht detyrimeve, me justifikimin se ka hallin e qindra punëtorëve.

Por në realitet punëtorët nuk janë paguar, as në bordero dhe as në sigurimet shoqërore. Madje tani qeveria ka vendosur t’i paguajë me para publike duke marrë përsipër dëmin e shkaktuar nga kompania private.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021