Gjermania legjitimon kufizimet. Bundestagu miraton ligjin pavarësisht protestave

18 Nëntor 2020 | 20:23

Ligjvënësit gjermanë votuan në favor të draftit që kthen në ligj kufizimet e parashikuara për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19.

Miratimi erdhi pavarësisht protestave kundër distancimit social, mbajtjes së maskave dhe mbylljes së dyqaneve.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn mbrojti masat.

“Të ngresh zërin, të kundërshtosh, apo dhe të mohosh situatën është dhe duhet të jetë e mundur në një vend të lirë. Por ata që ngrenë zërin nuk kanë të drejtë dhe nuk janë shumica vetëm sepse bërtasin”, deklaroi Spahn.

Ministri shtoi se rritja e shifrave të infeksionit ka çuar në rritjen e punës në repartet e terapisë intensive dhe situata po del nga kontrolli.

Ndërkohë, topa uji u përdorën kundër manifestuesve në Berlin, pasi disa mijëra qytetarë injoruan thirrjet për të mbajtur maskë.

Selia e qeverisë së vendit u rrethua nga policia për arsye sigurie dhe persona të shumtë u arrestuan jashtë monumentit të Portës së Brandenburgut.

Protestuesit ishin nga e majta dhe e djathta ekstreme dhe mes tyre kishte familje dhe studentë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026