Klodian Tomorri: Me ARMO-n, shteti paguan detyrimet dhe privati merr fitimet   

18 Nëntor 2020 | 20:25

Qeveria duhet të hetojë dhe të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore kompanitë që kanë lënë pa paga punonjësit e rafinerisë së Ballshit.

“Unë nuk e di nëse privati ka pasur para apo jo, por di që kur qeveria merr përsipër faturën e pagave atëherë minimalisht duhet të fillojë ndjekjen për të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ata që e kanë shfrytëzuar dhe i lanë punonjësit pa paguar. Shteti merr përsipër detyrimet, privati fitime”, tha Klodian Tomorri për emisionin “Me pak Fjalë”, të martën, në Euronews Albania.

Ai e kritikoi vendimin e qeverisë duke u shprehur se “shteti nuk paguan rrogë për njerëz që nuk punojnë. Shteti paguan pagesën e papunësisë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021