Mbingarkesa në spitale, Italia vuan mungesën e mjekëve reanimatorë

19 Nëntor 2020 | 06:57

Spitalet në Itali janë duke u përballur me mungesën e specialistëve në kujdesin intensiv. Numri i viktimave nga COVID-19 në shtetin fqinj në 24 orët e fundit ishte 731, më e larta që nga prilli kur vendi ishte në izolim total. Por ndërsa disponueshmëria e shtretërve të kujdesit intensiv është dyfishuar në gati 10,000, vetëm 625 anestezistë dhe reanimatorë janë aktualisht të disponueshëm.

“Ka pasur një rritje marramendëse të shtrimeve në spital dhe sinqerisht, nuk mund t’ju them kur do të arrihet kulmi, nëse është arritur tashmë, ose nëse do të arrihet brenda një jave, ose 15 ditësh”, u shpreh Paolo Onorati, mjek në njësinë COVID-19 në institutin mjekësor.

Ndërkohë në Francë, qeveria ka paralajmëruar se bllokimi kombëtar i vendit mund të zgjatet. Më herët ishte vendosur që izolimit të përfundonte më 1 dhjetor, por çdo lehtësim i kufizimeve do të jetë gradual.

Në një takim të posaçëm të Këshillit të Mbrojtjes për të diskutuar se cilët dyqane apo biznese duhet të lejohet të hapen dhe kur të tjera masa konsiderojnë rikthimin e shtetrrethimit natën.  Ndërsa kufizimet e udhëtimit mund të reduktohen gjatë Krishtlindjeve.

Nga viti që vjen Franca po përgatitet për një program masiv mbarëkombëtar të vaksinimit anti-COVID-19.

Gjatë përballjes me pandeminë, në Zvicër qeveria ka paralajmëruar plane për të rritur mbështetjen financiare për njerëzit, bizneset dhe klubet sportive të goditura nga pandemia, dhe për të zgjeruar ndihmën ushtarake në spitalet e mbingarkuara.

“Personeli ushtarak është i angazhuar kryesisht në spitale, ata mbështesin shërbimet e kujdesit intensiv, shërbimet e kujdesit ndërmjetës dhe transportin e pacientit, detyra të tjera nuk kryhen. Ata gjithashtu ndihmojnë duke u dhënë ushqim e pacientëve dh ndihmojnë stafin mjekësor në detyra të ndryshme”, shpjegon Raoul Barca, drejtues i spitalit në Francë.

Shtretërit e kujdesit intensiv thuhet se janë me kapacitet të plotë, por vendi alpin vazhdon të rezistojë për të mos vendosur një izolim të dytë kombëtar.

 

Lexoni gjithashtu:

COVID-19 dhe qeverisja e Biden, mbyllen shkollat në New York, ekspertët thirrje Trump të bashkëpunojë

QSUT: Dy spitalet COVID me nga dy psikologë fiks dhe të tjerë në gatishmëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026