Hekuran Murati: Shqipëria s’duhet të ishte pjesë e minishengenit Ballkanik

19 Nëntor 2020 | 20:21

Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati mendon se Shqipëria dhe kryeministri Rama nuk duhet të ishin bërë pjesë e minishengenit Ballkanit. Sipas tij, kjo nismë nuk është në favor të shqiptarëve.

“Shqipëria nuk duhet të ishte bërë pjesë sepse nuk i bëjnë favor popullit tonë”, Murati gjatë një bashkëbisedimi me Neritan Sejaminin, në emisionin ‘Me pak fjalë’, në Euronews Albania.

Ai tha se nuk duhet “t’i mundësohet Vuçiçit, të shfaqet si shtet i reformuar, pasi ai ka bërë krime.” Murati iu referua gjetje të trupave në Rashicë të Serbisë, më 15 nëntor, që mendohet se janë mbetje të viktimave shqiptare:

“Ne kemi zhvarrosje të personave të zhdukur që ende po gjenden në territorin serb. Dhe pa u zgjidhur këto probleme nuk duhet t’i bëjnë favore Serbisë. Sepse kemi të njëjtin shtet me të njëjtët udhëheqës.”

Vetëvendosja dhe ish-kryeministri Albin Kurti e kanë kundërshtuar publikisht projektin për krijimin e një minishengeni Ballkanik.

Gjatë një vizite në Tiranë, Kurti deklaroi se për Kosovën dhe për të ka vlerë të flitet për macroshengenin Shqipëri-Kosovë dhe jo për atë me Serbinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021