Covid-19, kreu i OBSH për Evropën: Bllokadat mund të shmangen
Bllokadat e reja të vendosura në disa vende të Evropës mund të shmangeshin, bashkë me mbajtjen e maskës. Kështu deklaroi të enjten drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge.
Në një deklaratë për mediat, Kluge nënvizoi se problemi qëndron tek sistemet shëndetësore në kontinentin e vjetër, të cilat sipas tij po mbingarkohen.
“Nëse të gjithë kujdesemi nga pak, bllokadat mund të shmangen. I qëndroj pozicionit tim se ato janë masa e fundit që duhet të merret. Gjithashtu, përdorimi i maskës nuk ofron mbrojtje absolute dhe duhet të shoqërohet e kombinuar me masa të tjera. Sidoqoftë, nëse përdorimi i saj shkon në 95% të popullsisë, bllokada nuk është e nevojshme”, deklaroi Kluge.
Zyrtari i lartë shtoi megjithatë se bllokadat duhet të hiqen gradualisht, pasi një heqje e tyre e shpejtë do të ishte e rrezikshme.
“Evropa është sërish epiqendër e pandemisë, bashkë me Shtetet e Bashkuara. Aktualisht ka një dritë në fund të tunelit, por do të kalojmë 6 muaj të vështirë”, theksoi Kluge.
Më tej, Kluge rekomandoi që shkollat të mbahen të hapura, pasi sipas tij, fëmijët dhe adoleshentët nuk janë kategori që përhapin coronavirusin. Madje, vetë mbyllja e shkollave nuk është një masë efikase.
Drejtori i OBSH-së për Evropën shtoi se organizata është në kontakt me prodhuesit rusë të vaksinës Sputnik për t’u informuar mbi testet klinike të saj.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta