Giuliani: Populli votoi Trump. Gati ta provojmë në gjykatë

19 Nëntor 2020 | 21:00

Ekipi ligjor i presidentit Donald Trump, i udhëhequr nga Rudy Giulliani ka vijuar me pretendimet për vjedhje votash dhe manipulime elektorale në procesin zgjedhor të 3 nëntorit.

Në një deklaratë për mediat, Giulliani dhe ekipi i tij deklaruan se shkeljet janë bërë kryesisht në shtetet e qeverisura nga demokratët.

Giulliani përmendi shtete si Pensilvania, Filadelfia, Miçigani, apo Pitsburgu, ku sipas tij janë kryer manipulimet më të mëdha. Ai theksoi se, shkeljet më të shumta janë bërë përmes votave me postë, të cilat janë lehtësisht të manipulueshme.

“Qytetarët kanë zgjedhur Trump, jo Biden. Biden udhëheq sepse u bënë këto manipulime. Na jepni një shans ta vërtetojmë këtë në gjykatë dhe do ta bëjmë”, deklaroi Giulliani.

Ai shtoi se shkeljet janë financuar me para nga vende komuniste si Venezuela, ndërsa akuzoi mediat për publikim lajmesh të rreme, të ofruara nga stafi i Biden.

“Shtypi nuk i mbulon këto, nuk i raporton. Ju duhet të kishit investiguar këto dhe jo të raportoni falsitete se nuk ka prova”, tha Giuliani duke iu drejtuar gazetarëve.

Ekipi ligjor i presidentit Donald Trump premtoi se do të dalë me prova të reja në ditët në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026