Protesta e studentëve në Itali: Mësimi në distancë nuk funksionon, qeveria të marrë masa
Ata jo domosdoshmërisht njihen apo ndjekin të njëjta kurse mësimi, por tani janë bashkuar për një kauzë të përbashkët. Të gjithë mendojnë se të mësuarit në shtëpi nuk është efektive. Ata e cilësojnë veten të ardhmen e vendit dhe mendojnë se qeveria nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur shkollat.
“Arsyeja pse ne nuk jemi brenda shkollave tona, dhe ulemi në tokë jashtë duke bërë mësim në distancë, është sepse nuk ka hapësira të mjaftueshme. Klasat janë shumë të vogla dhe nuk ka asnjë mënyrë të kthehemi në shkollë, të sigurt. Dhe ky është një problem i madh sepse shmangia e investimeve në shkolla duke mos e pasur atë një përparësi, do të thotë të mos kesh një vizion afatgjatë dhe të mos kuptosh se për çfarë është e ardhmja. Sepse ne përfaqësojmë të ardhmen e këtij vendi”, shprehet Valeria Cigliana, studente.
Këta studentë mbështesin lëvizjen për mbrojtjen e klimës dhe ndajnë idenë se të rinjtë kanë fuqinë për të ndryshuar gjërat
“Sikundër miqtë tanë të lëvizjes për të ardhmen, ne duam një të ardhme më të mirë dhe besojmë se kjo arrihet përmes edukimit dhe falë dhe modeleve të reja shkollore. Janë këto momente që ne humbim më së shumti mundësinë për të folur me njëri tjetrin, apo thjesht të takohemi. Kjo është shndërruar tashmë në betejën e studentëve, sepse mësuesit nuk janë bashkuar në protestat e fundit”, shton ajo.
Ata pretedntojnë se mësuesit duhet të ishin në anën e tyre, ndonëse shprehen se ata nuk e kuptojnë sesi ndihesh kur nuk ke mundësi të shkosh në shkollë.
Shumë prej studentëve janë të shqetësuar për punën që kanë humbur duke mos zhvilluar orë mësimi personale.
“Ndiej sikur kemi kaq shumë boshllëqe në mësimi, përfshirë edhe veten time. Nuk mendoj se kjo është e drejtë dhe është një disavantazh jo vetëm për studentët, por edhe për mësuesit”, thotë një studente tjetër.
Në shkollën ku u ndalëm, një grup studentësh po merrnin leksione jashtë, për të njëjtën arsye.
“Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të zhvillojme mësime personale, por gjithashtu e dimë që qeveria nuk ka investuar sa duhet në sigurimin e mësimit në distancë, arsimi duhet të jetë në thelbin e agjendës politike, atje janë paratë nga fondi i rimëkëmbjes, ata duhet t’i shpenzojnë për këtë”, tha Simone Giglio.
Ndryshe nga vendet e tjera në Evropë që kanë përjashtuar mbylljen e shkollave duke vendosur në vend të kufizimeve më të rrepta, në Itali nuk është ende e qartë se si plani i rimëkëmbjes së qeverisë synon ta adresojë këtë çështje.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta