Bllokimi i mediave sociale të SHBA-së, Rusia kërkon më shumë kontroll në veprimtarinë online
Parlamenti rus ka prezantuar një projekt-ligj, që nëse miratohet do t’i lejojë qeverisë të kufizojë veprimtarinë e mediave sociale të Shteteve të Bashkuara. Kjo pasi rrjetet sociale amerikane si Twitter apo Facebook kanë diskriminuar platformat mediatike të Rusisë.
Nismëtarët e projekt-ligjit kanë thënë se kjo veprimtari është ndërmarrë, pasi kanë marrë ankesa nga media vendase, të cilat janë shprehur se shumë nga faqet e tyre mediatike në disa rrjete sociale janë pezulluar ose janë etiketuar.
“Këta gjigandë kanë problem me klientët e tyre, aq sa edhe po i diskriminojnë ata. Le të merren ata me klientët e tyre, por për ne e rëndësishme është të mbrojmë veten nga këto diskriminime,” – tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
Twitteri është një prej rrjeteve sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka përdorur për shumë faqe mediatike ruse, përshkrimin etiketues “media të lidhura me shtetin”. Kjo e ka nxitur Rusinë të ndërmarrë hapat e prezantimit të këtij projekt-ligji.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur në lidhje me këtë situatë se “masat duhet të shqyrtohen me kujdes dhe se nevojitet një mekanizëm për të luftuar problemin”.
Sipas projekt-ligjit të propozuar qeveria ruse do të ketë mundësinë të menaxhojë ato çka mediat lokale publikojnë, si dhe do të kenë autoritet të plotë ose pjesërisht në bllokimin e mediave sociale amerikane që kontrollojnë veprimtarinë e platformave të tyre.
Shteti rus ka kohë që përpiqet të fitojë më shumë kontroll mbi veprimtarinë në internet. Kjo ka qenë e dukshme edhe në rastin e bllokimit të platformës së Linkedin-it në vitin 2015, pasi një gjykatë ruse konstatoi se përdorimi i tij shkelte ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta