Situata e Covid-19 në Europë l Madridi mbyll kufijtë, krizë në Suedi
Spanja dhe Gjermania do të jenë vendet e para brenda Bashkimit Europian, që do të fillojnë të përdorin planin e vaksinës anticovid. Sipas skemës rreth 47 milion e popullsisë parashikohet të vaksinohet gjatë 2021.
“Ne kemi punuar me planin e vaksinimit që në shtator. Plani do të prezantohet në takimin e kabinetit. Parashikimi ynë është që do të kemi të vaksinuar, në mënyrë të garantuar, një pjesë të konsiderueshme të popullsisë spanjolle përgjatë pjesës së parë të 2021”, tha Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.
Zbatimi i planit të prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinës anticovid në shumicën e vendeve që bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, vjen pasi kompanitë Pfajzer dhe BionTech kanë garantuar 95 për qind efektivitet në medikamentin e testuar prej tyre. Shtetet e Bashkuara presin së shpejti të fillojnë shpërndarjen dhe përdorimin e kësaj vaksine.
Gjithashtu, kontinenti europian ka nënshkruar marrëveshjen e blerjes së miliona dozave nga kompani të ndryshme, që kanë prodhuar vaksina premtuese në parandalimin apo ngadalësimin e zgjerimit të coronavirusit.
Ndërkohë, Madridi si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve, ka vendosur të mbyllë kufijtë me rajone të tjera nga 4 deri në 14 dhjetor.
Suedia është një prej shteteve që ka regjistruar më shumë se 7.000 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit. Megjithatë, ky vend ka momentalisht vdekshmërinë më të ulët të shkaktuar nga COVID-19 në Europë, por rezulton nga ana tjetër me një numër të lartë krahasuar me fqinjët nordikë.
Sara Arena
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta