Situata nga COVID-19, mbingarkesë e spitaleve në Greqi, Serbia shmang bllokimin kombëtar

22 Nëntor 2020 | 14:17

Spanja është një nga shtetet më shumë të prekura nga pandemia, shteti i dytë të Evropë pas Francës me mbi 1.5 milionë të infektuar dhe e katërta sa i përket numrit të viktimave pas Britanisë, Italisë dhe Francës, me rreth 42.619 të vdekur.

Ndërsa shumë masa kufizuese janë implementuar sikundër shtetrrethimi gjatë natës, apo kufizimet rajonale të udhëtimit, Spanja po përpiqet të menaxhojë situatën duke shmangur një bllokim të dytë kombëtar.

Dhe duket se masat po nisin të japin rezultate duke regjistruar nivel më të ulët të incidencës së infektimeve, çka sjell edhe rihapjen e bareve e restoranteve në verilindje të Katalunjës të mbyllura prej 16 tetorit.

Shteti fqinj Greqia është duke u përballur me një situatë të vështirë. Spitalet në Selanik, qyteti i dytë më i madh janë të tejmbushur me pacientë. Presioni po shtohet edhe tek shërbimi shëndetësor në Athinë të cilët i frikësohen përkeqësimit të situatës. Një ditë më parë në Greqi u raportua për 108 viktima e shtim të pacientëve në terapi intensive.

Edhe Serbia në javët e fundit ka raportuar rritje të të infektuarve. Të premten u raportua për 6200 të prekur, 18 herë më shumë sesa një muaj më parë.

Autoritetet shpallën tri ditë zie kombëtare pas vdekjes së patriarkut Irenej nga COVID-19. Por ministrja Darija Kisic Tepav-Cevic, e cila kryeson komitetin teknik për COVID-19 shprehet se nuk do të ketë një bllokim kombëtar.

“Për momentin nuk kemi menduar për një bllokim të dytë kombëtar. Por ne do të monitorojmë situatën epidemiologjike në ditët në vijim”, është shprehur ministrja serbe.

Rreth 500 traktorë të mbuluar me flamuj danezë protestuan duke kërkuar që qeveria të heqë dorë nga vendimi për të vrarë më shumë se 15 milionë nuse lale si një masë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Pas protestës, fermerët dhe përkrahësit e tyre u mblodhën pranë një moli, ku qindra anije ishin ankoruar për të treguar mbështetjen e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026