Papa pret lojtarët e NBA-së: Sporti, mjet për të shëruar padrejtësitë sociale

23 Nëntor 2020 | 21:08

Papa Francesku priti ditën e hënë një delegacion prej 5 lojtarësh dhe zyrtarësh të NBA-së. Takimi i paprecedent, që u mbajt në bibliotekën papnore të Pallatit Apostolik, erdhi pas ftesës së bërë nga Vatikani rreth 2 javë më parë.

Gjatë takimit, ati i shenjtë dhe lojtarët diskutuan për përpjekjet e grupit për zgjidhjen e padrejtësive sociale dhe ekonomike, si dhe për pabarazinë në komunitetet e tyre.

Për lojtarët, takimi ishte një mundësi për të zgjeruar ndërgjegjësimin mbi përpjekjet për të promovuar drejtësinë sociale, pas vdekjes së disa afro-amerikanëve nga policia amerikane, përfshirë atë të George Floyd në Minesota.

“Faleminderit për këtë vizitë. Më pëlqeu gjithçka që dëgjova prej jush. Duke parë problemet e shoqërisë, sidomos ato që kanë të bëjnë me drejtësinë sociale, sporti mund të jetë një mjet i mirë për t’i zgjidhur ato. Dhe ne duhet ta mbajmë mend këtë takim sepse mesazhi juaj është se sporti funksionon më mirë kur luhet në skuadër, si komunitet. Qoftë kjo fara e bukurisë dhe zhvillimit të përbashkët të drejtësisë sociale”, u shpreh Papa Françesku.

Delegacioni i NBA-së, i përbërë nga Kyle Korver, Sterling Brown, Jonathan Isaac, Anthony Tolliver dhe Marco Belinelli, i dhuroi atit të shenjtë një përmbledhje me pamje, citime dhe artikuj të lojtarëve lider të tyre, si dhe një top basketbolli në ar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026