Shuhet legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona
Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.
Ish-Kampioni i Botës sipas dyshimeve të para thuhet se ka vdekur për shkak të një sulmi në zemër.
Maradona ishte në periudhë rehabilitimi prej afro dy javësh pasi kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr një mpiksje gjaku në tru pasi ishte rrëzuar.
Ndërsa gjendja e tij ishte në përmirësim, pa pritur ka pasuar atak kardiak.
Të parët që kanë raportuar lajmin për largimin nga jeta të argjentinasit ishte media vendase Clarin, teksa lajmi është konfirmuar dhe nga avokati i tij.
Maradona njihet si një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në 1986.
Ndër ekipet me të cilat ai ka luajtur janë Boca Juniors, Napoli dhe Barcelona duke u kthyer në idhullin e miliona tifozëve për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshme.
Maradona do të mbahet mend gjatë dhe për të famshmen “Dora e Zotit”, e cila e nxori jashtë loje Anglinë nga botërori i 1986.

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta