COVID ndryshon Krishtlindjen. Në Francë, Gjermani dhe Britani këtë vit festohet ndryshe

26 Nëntor 2020 | 20:03

Pushimet për Krishtlindje do të jenë shumë ndryshe këtë vit. Në Francë, baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura deri më 20 janar.

Por kryeministri po inkurajon qytetarët të vizitojnë 350 resortet e skive. Në mars, disa prej tyre ishin kthyer në vatra të koronavirusit.

“Sigurisht, do të jetë e mundur për këdo të shkojë në resortet e skive dhe të shijojë ajrin e malit. Gjithashtu, dyqanet do të hapen, ndërsa baret dhe restorantet jo. Ndërkohë, komplekset shtetërore do të qëndrojnë të mbyllura”, deklaroi kryeministri Jean Castex.

Thirrja vjen teksa kancelarja gjermane po kërkon një qasje të përbashkët të bllokut për të mbajtur resortet e skive të mbyllura deri në janar.

Edhe pse Franca dhe Italia e kanë mbështetur idenë, Austria ka shprehur shqetësim. Por Angela Merkel apeloi për durim teksa kufizimet kundër virusit janë zgjatur të paktën deri më 20 dhjetor.

“Sot, 4 javë më vonë, mund të shohim se masat kanë çuar në një rënie të kontakteve me rreth 40%. Rritja dramatike e infektimeve të reja është ndalur dhe është e pamundur të imagjinohet se ku do të ishim sot po te mos kishim pasur vullnetin për të bërë këto përpjekje kombëtare katër javë më parë”, tha kancelarja Merkel.

Edhe në Britani, periudha e Krishtlindjes do të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se Anglia do të viijojë kufizimet e forta sa i takon grumbullimeve dhe bizneseve. Nga 2 dhjetori, shumica e Anglisë do të jetë në nivelet më të larta të kujdesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026