Rindërtimi, karta elektorale e Edi Ramës
Zgjedhjet e ardhshme janë pas pesë muajsh dhe Shqipëria ka hyrë në fazën e radhës të inagurimeve elektorale.
Por këtë herë inagurimet kanë një specifikë: po zhvillohen nën kuadër të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, që shkaktoi 51 viktima, mbi 750 të plagosur dhe qindra ndërtesa të rrënuara. Siç e ka theksuar shpesh dhe ministri i Rindërtimit Ahmetaj, rindërtimi nuk është thjesht program social për të ndihmuar njerëzit, ai është një proces politik me qëllim të qartë:
Rindërtimi duhet të tregojë se-Partia Socialiste dhe Edi Rama- janë forca të përgjegjshme që e mbajnë fjalën. Për këtë qëllim, procesi i rindërtimit është planifikuar dhe po propagandohet për t’i ndikuar njerëzit të votojmë PS-në dhe Edi Ramën, në zgjedhjet e ardhshme.
Duket theksuar se qeveria do të rindërtonte dhe kuronte pasojat e tërmetit në çdo kohë, pavarësisht nëse ka apo jo zgjedhje. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Sikurse është e padiskutueshme se investimet që bëhen janë në shërbim të njerëzve.
Por, sado cinike që të tingëllojë, tërmeti fatkeq ka qenë mundësi e artë politike për qeverinë dhe Edi Ramën: ai ndodhi në kohë perfekte politike. Mjaftueshëm kohë para zgjedhjeve për të planifikuar dhe shfrytëzuar rindërtimin si kartën kryesore të zgjedhjeve të ardhshme.
Sigurimi i fondeve
Sfida e parë e qeverisë në këtë drejtim ishte sigurimi i fondeve për rindërtim. Qeveria përfitoi nga ndihma e huaj duke marrë qindra milionë euro mbështetje falas dhe hua. Përfitoi gjithashtu nga solidariteti politik për të marrë borxh në mënyrë ta pakufizuar.
Siç e kemi theksuar dhe më parë, vetëm gjatë këtij viti qeveria Rama ka marrë gati 1 miliardë euro borxh, një shumë që nuk do të mund të merrej në një gjendje normale. Gjysmën e borxhit: 62 miliardë lekë ose rreth 500 milionë euro nga buxheti i shtetit, qeveria e ka angazhuar për rindërtimin për vitin 2020 dhe 2021.
Rreth gjysmë miliardë euro të tjera janë financime të huaja, për rindërtimin, pjesa më e madhe dhuratë, të menaxhuara jashtë buxhetit të shtetit. Pra në total, qeveria ka arritur të sigurojë nga buxheti dhe donatorët rreth 1 miliard euro për rindërtimin.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq