Turqia dënon me burg përjetë 337 persona të përfshirë në grushtin e shtetit në 2016

26 Nëntor 2020 | 21:35

Një gjykatë turke ka dënuar me burg të përjetshëm 337 persona, mes tyre oficerë ushtarakë dhe pilotë të avionëve luftarakë, të lidhur me grushtin e shtetit të vitit 2016. Ata u shpallën fajtorë për përpjekjet për të përmbysur rendin kushtetues, si dhe tentativën për të vrarë presidentin.  

“Ata u dënuan sot me burgim të përjetshëm, pavarësisht se nuk morën pjesë në grushtin e shtetit; pavarësisht se nuk morën pjesë në asnjë aktivitet atë natë apo pavarësisht se u mbyllën brenda në dhomat e tyre për të shmangur ndihmat ndaj grushtit të shtetit që filloi pas mesnatës.

Disa prej tyre donin të largoheshin nga lëvizja edhe pse u kërcënuan me armë. Ata kanë qenë në burg për katër vjet e gjysmë. Disa prej tyre u torturuan në fillim, megjithatë qëndruan të heshtur”, u shpreh Busra Taskiran. E fejuara e pilotit Yunus Kilicaslan.

Gjyqi për këtë ngjarje ka zgjatur për tre vite. Një nga akuzat që ka parashtruar gjykata është se fajtorët kanë përdorur një bazë ajrore turke si selinë e tyre, ku disa komandantë janë mbajtur rob për disa orë.

Qindra persona të akuzuar se kanë drejtuar grushtin e shtetit dhe kanë vendosur bomba në godinat e qeverisë, kanë marrë dënime të ndryshme.

Shumë prej tyre kanë mohuar përfshirjen në këtë ngjarje, ndërkohë që 75 prej të akuzuarve janë shpallur të pafajshëm nga gjykata, duke rrëzuar çdo akuzë sa i përket grushtit të shtetit.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026