E premtja e zezë online, qytetarët britanikë të vendosur të mos shpenzojnë për shkak të pandemisë

27 Nëntor 2020 | 11:29

Na ndajnë vetëm katër javë nga festa e Krishtlindjes por rrugëve të Anglisë i mungon shpirti i klientëve që çdo vit mbushin dyqanet.

Për shkak të pandemisë janë lejuar vetëm bizneset thelbësore dhe tradita e blerjeve të Premtes së Zezë kaloi vetëm online. Por a janë gati dhe në humorin e duhur qytetarët për të shijuar blerjet e të Premtes së zezë?

“Për momentin po shohim qindarkat tona, kështu që jemi pak më të vetëdijshëm se nuk do të shpenzojmë paratë siç do të kishim bërë në vitet e mëparshme,” – u shpreh një qytetare.

Ndërkohë që një qytetar tjetër tha se nuk do të shpenzonte vetëm sepse është e Premtja e Zezë.

“Kam blerë vite më parë, por tani jo, përse? Mendoj se situata nga COVID ka ndikuar tek të gjithë, i largoi. Nuk e di, nuk e ndiej se është koha e Krishtlindjes”.

Ka pasur dhe të tjerë qytetarë që ofertat më të mira përpiqen t’i gjejnë gjatë gjithë vitit dhe se ndryshim i çmimeve pak para të Premtes së Zezë duket më shumë si marrëveshje.

Krishtlindja këtë vit do të jetë krejt ndryshe. Izolimi i dytë ka shkaktuar një gjendje të trazuar shpirtërore.

Para valës së dytë, më shumë se gjysma e blerësve gjatë një sondazhi thanë se ishin të interesuar për blerjet e së Premtes së Zezë. Por  pasi u rikthye bllokimi kjo shifër ra në vetëm 38%.

Ndryshimi i trendit ishte më drastik tek blerësit e rinj. 82% e njerëzve të grupmoshës 18-25 vjeç kishin planifikuar të blinin gjatë të premtes së Zezë, por më pas kjo shifër ra në 44%

“Para se të kishim kufizimet e reja, besimi i konsumatorit ishte përsëri në nivelin para-pandemisë dhe kjo ishte për shkak se shumë njerëz kanë kursyer para gjatë bllokimit, sepse nuk mund të shkonin as me pushime dhe as të dilnin, kështu që qytetarët ishin mjaft të sigurt për të qenë në gjendje të shpenzojnë. Pastaj erdhën njoftimet e reja dhe unë mendoj se veçanërisht brezi i ri është i shqetësuar për perspektivat e tyre të punës dhe paratë. Disa nga punët e brezit të ri kanë qenë zonat më të goditura dhe mendoj se kjo do të thotë që besimi ka rënë mjaft,” – u shpreh Lisa Hooker, kryetare e tregtarëve.

Kjo është ajo që ne presim gjatë të Premtes së e Zezë. Pazare, zhurmë dhe turma, por në realitet, të paktën në Britani, gjithmonë ka qenë më së shumti një fenomen në internet dhe këtë vit, edhe më shumë se aq.

E Premtja e Zezë  është një traditë e miratuar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë shitës me pakicë kanë mendime të ndryshme se sa funksionale është për ta.

Për shumë njerëz, kalimi i kësaj krize dhe hapja e dyerve është më e rëndësishme sesa një ditë e vetme qe i kushtohet uljes së çmimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026