Letra e Bechetit: Unë kam fituar

29 Prill 2023 | 19:45

Qeveria shqiptare lë të kuptohet se beteja e nisur me Becchettin në vitin 2015 është ende e hapur, duke refuzuar të pranojë humbjen. Nga ana tjetër vetë Becchetti nuk ngurron t’i përgjigjet qeverisë sa herë kjo e fundit e përmend, dhe rasti i fundit nuk shkon më larg se 14 prilli 2023.

“Ju jeni plotësisht të ndërgjegjshëm se gjithçka që keni bërë këto 10 vite kundër meje është e paligjshme, por ajo që më habit është dallga e kthimit të së vërtetës që po iu godet si një cunami”- shkruan Francesco Beccheti.

Megjithë përpjekjen për ta mbajtur larg këtë çështje me peshë të madhe në buxhet, të dhënat tregojnë se vetë Becchetti po përmbush misionin e tij, në vende si Belgjika e Austria, përmes bllokimit të rreth 50 mln eurove asete që janë në llogari të Shqipërisë.

“Ka të dhëna që janë sekuestruar llogari të ALBCONTROL-it. Ka informacione nga burime zyrtare të konfirmuara që një studio austriake në Vjenë ka bllokuar 25 mln euro që janë në favor të shtetit shqiptar. Duhet të kemi parasysh që asetet që bllokohen i shërbejnë qëllimeve tregtare të shtetit shqiptar. Pra, thënë ndryshe, nëse Becheti nuk do të preferojë të zgjedhë Shqipërinë për të ekzektuar direkt vendimin e tij, ai do shkojë në vende të tjera që janë anëtare të Konventës, dhe do bëjë bllokimin dhe sekuestrimin e aseteve në vlerën që synohet të përmbushet detyrimi si masë vendimi. Vendimi është 110 mln euro në principal, por janë dhe interesat që rriten çdo ditë dhe beteja e Bechetit për ti grumbulluar këto para, nuk do jetë e lehtë”- është shprehur Fatos Lazimi, ish-anëtar i Gjykatës së Arbitrazhit, ICC Paris në një intervistë për emisionin Money, në Euronews Albania

“Pagimi i detyrimeve është i pashmangshëm. Ne jemi duke paguar dhe të mos harrojmë se nëse shteti shqiptar tenton të pezullojë pagesat, mbasi ka konsumuar mundësinë e negocimit të konfliktit, kërkesën për anulimin e vendimit, pasi ka konsumuar  të gjitha mjetet legale dhe vendimi është i formës së prerë do të çojë në situata qesharake kur llogaritë e shtetit shqiptar jashtë vendit bllokohen dhe fakti që eshte parashikuar ne buxhet 156 mln euro kete vit, janë tregues që de facto po binden ndersa de jure vazhdojne me propagandën sfilitëse e boshe që nuk i shërbejnë askujt, e as atyre që vetë e trumbetojnë si të tillë”- ka shtuar Zef Preçi drejtor ekzekutiv i qendrës për kërkime ekonomike.

“Taksapaguesit kanë paguar sa herë ka pasur një vendim përfundimtar  të një arbitrazhi. Se kur është ekzektuar, në kohë apo me vonesë; është bërë negociatë për të ulur faturën financiare, apo është paguar detyrimi së bashku me interesat,  këto janë çështje që varen rast pas rasti, por në çdo kohë një vendim arbitrazhi do të ekzekutohet”- nënvizoi Ledina Mandia, ish-avokatja e përgjithshme shtetit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026