Benzema thyen një tjetër rekord në La liga
Reali i Madridit regjistroi fitoren numër 21 për këtë sezon në La Ligan Spanjolle. Galaktikët mposhtën Almerian 4-1, ndërsa 3 prej golave u shënuan nga bomber francez Karim Benzema. Benzema në këtë sezon të elitës së futbollit spanjoll regjistron 17 gola, ndërsa vendi i parë mbahet nga Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës.
Fituesi i topit të artë për vitin 2022, me tripletën e regjistruar u bë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e La Ligas. 35-vjeçari ka shënuar 236 gola në 436 paraqitje me klubin, ku goli i parë regjistrohet në vitin 2009.
Mbrëmjen e së shtunës Benzema parakaloi meksikanin Hugo Sanchez që ka luajtur me 3 skuadra në La Liga. Ndërkohë në 3 vendet e para ndodhen Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Telmo Zarra. Argjentinasi i cili tanimë është pjesë e PSG-së numëron 474 gola në 520 ndeshje të luajtura. Ronaldo 311 gola dhe Zarra 251. Spanjolli që ka luajtur me Bilbaon në vitet 1940-1955 ka një rekord që mund të arrihet nga Benzema, nëse forma e tij do të vijojë e tillë në vitet e ardhshme edhe pse mosha e penalizon.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran