NATO frikë nga Kina, Stoltenberg: Zhvillimi kinez, sfidë për sigurinë tonë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi të hënën se zhvillimi i Kinës mund të përbëjë një shans të rëndësishëm për ekonominë evropiane, por në të njëjtën kohë përbën edhe një sfidë të rëndësishme për sigurinë evropiane.
Duke folur në një konferencë shtypi përpara takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës, Stoltenberg tha se Pekini po investon masivisht për armatime të reja dhe po përpiqet t’u imponojë superioritetin e saj vendeve të tjera.
“Kina nuk është kundërshtari ynë. Rritja e saj ofron një shans për ekonominë dhe tregtinë. Ne duhet të angazhohemi në bisedime me Kinën për kontrollin e armëve dhe ndryshimet e klimës, por ka edhe sfida që lidhen me sigurinë tonë”, deklaroi Stoltenberg.
Numri 1 i NATO-s shtoi gjithashtu se Kina po i afrohet Europës përmes Arktikut dhe Afrikës, duke investuar në infrastrukturë dhe u bëri thirrje aleatëve të bëhen bashkë për këtë çështje.
“Kina po investon për armatime të reja. Gjithashtu, ajo po afrohet me ne nga Arktiku dhe Afrika dhe duke investuar në infrastrukturë. Kina nuk ndan të njëjtat vlera me ne, ajo nuk respekton të drejtat e njeriut dhe përpiqet të frikësojë vende të tjera. Ne duhet ta adresojmë këtë problem së bashku, si aleatë dhe një komunitet i vetëm”, paralajmëroi Stoltenberg.
Deklarata vjen në një kohë kur shqetësimet mbi rëndësinë dhe kapacitetet e NATO-s sa vijnë e rriten, të vëna në dukje vitin e kaluar nga presidenti francez Macron, që deklaroi se Aleanca është një organizatë e vdekur.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset