“Dritë në fund të tunelit”, Von der Leyen: Brenda dhjetorit do të jenë të mundura vaksinat e para
“Kriza nga COVID-19 ende nuk ka mbaruar dhe pasiguria vazhdon, por krejt ndryshe nga marsi, sot ne e dimë se ka një rrugëdalje dhe lajmi i mirë është se kemi mjetet për të luftuar virusin”.
Kështu u shpreh presidentja e Komisioni Evropian Ursula von der Leyen në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Unionit.
Von der Leyen shtoi se është e rëndësishme që komisioni të ketë mbyllur kontratat me gjashtë kompani farmaceutike dhe që vendet anëtare janë duke punuar në planet e vaksinave dhe nëse gjithçka shkon mirë, para fundit të dhjetorit, qytetarët e parë evropianë mund të të vaksinohen.
Sipas von der Leyen në këtë krizë e rëndësishme është bashkëpunimi global, ku edhe një herë BE tregoi se është pranë vendeve që kanë nevojë, duke siguruar një mbështetje financiare prej 3.3 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, duke dërguar teste të shpejta apo aparatura mjekësore.
Lexoni gjithashtu:
Shpresë për Krishtlindje, Evropa nën masa kufizuese, autoritetet nisin programet e vaksinimit
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset