Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu rizgjidhet në krye të partisë Likud 

27 Dhjetor 2019 | 09:03

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpallur fitoren në zgjedhjet për lidershipin e partisë së tij Likud. Rreth 49 për qind e 116 mijë anëtarëve me të drejtë vote të partisë votuan ditën e enjte.

Rezultatet zyrtare të publikuara treguan se Netanjahu ka marrë 41 mijë e 792 vota, ose 72 për qind krahasuar me 15 mijë e 885 vota, ose 23 për qind të mara nga rivali Gideon Sa’ar.

“Një fitore masive! Faleminderit anëtarëve të Likud për besimin, mbështetjen dhe dashurinë. Me vullnetin e Zotit do ta udhëheq partinë në një fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Netanjahu në Twitter.

Zgjedhjet e brendshme në parti shiheshin si një test për pushtetin e liderit të vjetër, në një kohë kur vështirësitë janë shtuar.

Netanjahu po përballet me një gjyq për korrupsion, si dhe me zgjedhjet e treta të përgjithshme brenda vitit.

Zgjedhjet e mëparshme të mbajtura në prill dhe shtator panë partinë Likud të bllokohej me partinë e qendrës Bardheblu, me asnjë prej tyre në gjendje për të formuar qeverinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026