‘S’ka prova për manipulim zgjedhjesh’, Prokurori i Përgjithshëm Barr hedh poshtë pretendimet e Trump
Dita ditës shuhen shpresat e presidentit Donald Trump se ai do të mund të vijojë të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Një gjë të tillë po e vërtetojnë jo vetëm certifikimet e fitores së Joe Biden në shtetet të ndryshme ku janë hapur procese gjyqësore për manipulim votash. Është Prokurori i Përgjithshëm Gjenerali William Barr ai i cili thekson se departamenti i Drejtësisë nuk ka arritur të zbulojë evidenca të qarta se në zgjedhjet e 3 nëntorit votat janë manipuluar sikundër pretendon presidenti Trump.
“Deri më sot nuk kemi vënë re mashtrime në atë nivel që mund të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve” u shpreh Barr për mediat, i cili është emëruar nga Trump dhe është cilësuar si një mbështetës i presidentit republikan.
Nga ana tjetër ka reaguar edhe lideri demokrat i senatit Chuck Schumer, i cili u shpreh se një deklaratë e tillë mund t’i kushtojë detyrën Prokurorit të Përgjithshëm.
Pak javë më parë Barr u kërkoi prokurorëve federal të ndiqnin hetimet mbi akuzat e se kishte pasur mashtrim në zgjedhje, por i paralajmëroi ata që të shmangnin hetimet duke u bazuar “pretendime imagjinare “.
Ekipi ligjor i fushatës Trump sikundër avokati Rudy Giuliani iu përgjigj komenteve të Barr duke thënë se Departamenti i Drejtësisë nuk bëri aq sa duhet për të hetuar pretendimet mbi manipulim votash.
Demokrati Joe Biden mundi Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit me një diferencë prej 306 me 232 vota në Kolegjin Zgjedhor si dhe me më shumë se 6.2 milion vota popullore.
Pavarësisht kësaj, Trump ka vazhduar të pretendojë se zgjedhjet u dëmtuan nga mashtrimet, pretendime që janë refuzuar vazhdimisht nga zyrtarët shtetërorë dhe federalë.
Barr nuk është zyrtari i parë i lartë amerikan që deklaron se në zgjedhje nuk ka pasur ndërhyrje. Chris Krebs, i cili drejtoi Agjencinë e Sigurisë Kibernetike u pushua nga puna muajin e kaluar pasi ai kundërshtoi pretendimet e Trump për manipulim në zgjedhje.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden zgjedh ekipin përgjegjës për komunikimin me median
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta