Rryma kundër BE-së, Poloni-Hungari vazhdojnë të mbajnë veton për buxhetin 7-vjeçar
Polonia dhe Hungaria janë në pritje të një propozimi nga presidenca e BE-së lidhur me buxhetin e 7 viteve të ardhshme të bllokut, që lidh fondet për menaxhimin e pandemisë me sundimin e ligjit.
Ky qëndrim shënoi takimin e dytë mes kryeministrave të Polonisë dhe Hungarisë brenda pak ditësh, këtë herë në Varshavë.
“Ne jemi të hapur për propozime të reja dhe të bindur për arritjen e një marrëveshjeje, edhe pse theksojmë se ajo duhet të jetë në linjë me traktatet e BE-së dhe përfundimet e samitit të Këshillit Evropian në korrik dhe ky qëndrim mbetet,” – tha Piotr Mueller, zëdhënës i qeverisë polake.
Duke iu referuar takimit të javës së kaluar mes Mateusz Morawiecki dhe Viktor Orban në Budapest, zëdhënësi shtoi se dy vendet do të ruajnë veton nëse sundimi i ligjit mbetet kusht për buxhetin dhe menaxhimin e krizës.
Ditën e hënë, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi në një konferencë se ka shanse për të arritur një marrëveshje. Ajo theksoi se palët e përfshira duhet të tregojnë vullnet për kompromis.
Në të njëjtën kohë, presidentja e Komisionit Evropian kritikoi hapur veprimet e qeverive polake dhe hungareze.
“Nëse dikush ka dyshime të bazuara, rruga është e thjeshtë. Të shkojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Ky është vendi ku zgjidhen dallimet tona në lidhje me çështjet e ligjshme dhe jo veprimet në dëm të miliona evropianëve, që dëshpërimisht po presin ndihmën tonë sepse janë në një krizë të thellë,” – u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Qeveria polake dhe ajo hungareze po veprojnë bashkarisht mbi këtë çështje. Ato ranë dakord në takimin e 26 nëntorit në Budapest. Një dokument i firmosur u shpërnda, ku thuhej se Polonia dhe Hungaria nuk do të pranojnë një propozim nga lidershipi i BE-së, që të tjerët e refuzojnë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta