VIDEO| Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit

9 Maj 2023 | 12:58

Anëtarët e njësive paraushtarake arrestuan sot ish-kryeministrin pakistanez Imran Khan përpara një gjykate në Islamabad.

Khan u paraqit në gjykatë me akuza për korrupsion, të cilat ai thotë se janë të motivuara politikisht, raporton BBC.

Partia e tij Terek-e-Insaf njoftoi se Khan u arrestua në ambientet e gjykatës nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Përgjegjshmërisë, organi shtetëror kundër korrupsionit, raporton AP.

Një zyrtar i lartë i partisë, Fawad Chaudhry, njoftoi se Khan ishte tërhequr zvarrë nga gjykata dhe se agjentët e qeverisë e kishin futur në një makinë policie dhe se Khan tani ishte në paraburgim.

Ai e përshkroi arrestimin si një “rrëmbim”.

Zyrtarët e organit anti-korrupsion thanë se Byroja Kombëtare e Përgjegjshmërisë lëshoi ​​një urdhër arresti për Khan javën e kaluar në një rast të veçantë korrupsioni dhe se urdhër-arresti nuk parashikonte lirim me kusht.

Televizioni GEO i Pakistanit transmetoi imazhe që tregojnë Khan duke u futur në një automjet të blinduar nga forcat e sigurisë.

Khan u rrëzua nga një votë mosbesimi në prill të vitit të kaluar.

Ai pretendoi se rrëzimi i tij ishte i paligjshëm dhe një komplot perëndimor. Khan bëri fushatë kundër qeverisë së pasuesit të tij, kryeministrit Shabaz Sharif, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026