Agjencitë europiane sugjerojnë heqjen e karantinës për udhëtimet deri në 72 orë
Dy agjenci të Bashkimit Evropian kanë sugjeruar se pasagjerët të cilët do të qëndrojnë diku më pak se 72 orë, nuk e kanë të nevojshme të karantinohen në destinacionin e tyre.
Agjencia europiane e shëndetësisë tha të mërkurën se karantinimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm për pasagjerët ajrorë pasi nuk rekomandohet nga agjencia dhe nuk është një masë efektive për shëndetin publik.
Kjo lëvizje, të cilën shumë sektorë po e mbështesin, mund të jetë një shenjë e rikthimit të udhëtimeve ndërkombëtare.
Propozimi është aktualisht nën shqyrtim nga Mbretëria e Bashkuar.
Agjencitë e Bashkimit Evropian shkruajnë se këto rekomandime sugjerohen pas studimeve se udhëtimet e shkurtra nuk kanë ndikuar në rritjen e numrit të infeksioneve.
Megjithate, ata thonë se këta o pasagjerë duhet t’i ndjekin të gjitha rregullat e distancimit shoqëror pavarësisht se nuk do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta