Mësim hibrid në kohë COVID-i, Gjermani, sukses i pjesshëm në digjitalizimin e leksioneve shkollore
Është periudha e parë në vitin e nëntë në shkollën e mesme “Otto Nagel” në Biesdorf, në lindje të Berlinit.
Sikurse shumica e leksioneve që mbahen këtu, edhe sot mësimi i matematikës nisi me laptop-ët hapur dhe sytë në tabelën smart.
Shkolla e mesme nisi tranzicionin në arsimim digjital mbi 10 vjet më parë.
Tani, çdo nxënës ka një kompjuter dhe sinjali Wi-Fi është i hapur në të gjithë shkollën.
Ndaj, kur pandemia e COVID-19 mbërriti, përshtatja ishte si një lojë fëmijësh.
Mësuesi i matematikës Tristan Dorr tha se shkolla është e përgatitur për leksione hibride, ku gjysma e klasës merr pjesë nga shtëpia.
“Na u desh të ktheheshim në një klasë hibride për pak ditë dhe funksionoi. Gjithashtu blemë kamera të jashtme, në mënyrë që të pajisnim të gjitha klasat me mikrofon. Kështu mund të bëjmë pak a shumë leksione normale dhe t’i transmetojmë ato direkt nëpër shtëpi. Është gjithashtu e mundur që studentët të marrin pjesë në atë që po ndodh në klasë dhe të bëjnë pyetje nga shtëpia,” – u shpreh Dorr.
Por kalimi që kjo shkollë ka bërë nga shkumësi tek digjitalizimi përbën përjashtim, sepse nuk është normë në Gjermani.
Sipas një sondazhi të kryer për llogari të Shoqatës së Arsimtarëve, vetëm 42% e shkollave në Gjermani mund të jenë gati për leksione hibride. Studimi i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Teknologjisë dhe Informacionit zbuloi se vetëm çereku i shkollave kanë Wi-Fi funksional.
Kjo nuk është çështje parash. Në 2019, qeveria gjermane firmosi një kontratë prej 5 miliardë euro për digjitalizimin e shkollave.
Dhe në shtator të këtij viti, rreth 6.5 miliardë euro u caktuan për të pajisur mësuesit dhe nxënësit me mjete elektronike dhe për të trajnuar administratorët e rrjeteve.
Heinz Peter Meidinger, president i Shoqatës Gjermane të Mësuesve, thotë se sistemi federal, që e vë arsimin në duart individuale të landeve po ngadalëson progresin.
Sinkron Heinz Peter Meidinger, president i Shoqatës Gjermane të Mësuesve:
“Nuk e kuptoj përse duhet kaq kohë për të pasur akses tek paratë. Mendoj se duhet të veprojmë urgjentisht por, edhe nëse përshpejtojmë punën tonë, do të duhet një vit e gjysmë para se fondet të mbërrijnë tek shkollat,” – tha Meidinger.
Me 40 mijë shkolla fillore të karantinuara, kalimi i fondeve mund të kërkojë më shumë kohë.
Lexoni gjithashtu:
Gjermania zgjat kufizimet, Austria dhe Spanja planifikojnë të lehtësojnë masat kufizuese
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset