Ish-presidentët Obama, Bush dhe Clinton dalin vullnetarë për të marrë vaksinën kundër COVID-19

4 Dhjetor 2020 | 17:02

Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama, George W.Bush dhe Bill Clinton kanë konfirmuar se do të dalin vullnetarë për të marrë vaksinën kundër COVID-19 në mënyrë që të demonstrojnë sigurinë e vaksinës tek populli.

“Ndoshta do të dal në televizor duke u vaksinuar, vetëm që populli ta dijë se unë kam besim tek shkenca”, ka thënë Obama.

Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga coronavirus për të dytën ditë radhazi në Shtetet e Bashkuara teksa sistemi shëndetësor përgatitet për atë që e ka cilësuar si “sezonin më të rrezikshëm të vitit”.

Të mërkurën, SHBA pati një shifër rekord viktimash me 2.811 jetë të humbura në një ditë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Reuters.

Ndërsa, në po të njëjtën ditë u regjistruan rreth 200 mijë raste të reja në mbarë vendin, ndërsa numri i pacientëve që po kurohen në spitale ka shkuar në afërsisht 100 mijë.

 

Lexoni gjithashtu 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026