Trump rikthehet në fushatë, gara në Georgia për kontrollin e Senatit
Presidenti i SHBA Donald Trump ka mbajtur tubimin e tij të parë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Eventi në Georgia vjen pak javë përpara zgjedhjeve të balotazhit sa i përket Senatit të cilat do të vendosin kontrollin e dhomës së sipërme.
Gara do të përcaktojë se cila parti kontrollon Senatin Amerikan. Demokratët, të cilët tashmë kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duhet të fitojnë të dy vendet për të kontrolluar Senatin. Nëse republikanët fitojnë një vend, ata do të mbajnë shumicën dhe do të jenë në gjendje të bllokojnë shumë nga pikat e agjendës legjislative te Biden.
Joe Biden është kandidati i parë demokrat që fitoi këtë shtet në zgjedhjet presidenciale, çka nuk ndodhte që nga viti 1992. Trump ka refuzuar vazhdimisht të pranojë humbjen dhe ka pretenduar se ka patur manipulime në zgjedhje.
Në fjalimin e tij të mbajtur një ditë më parë megjithatë presidenti duket se e pranoi humbjen e tij, duke pretenduar se masat e tij të politikës së jashtme mund të ndryshonin së shpejti për shkak të presidentit të zgjedhur sipas kushtetutës amerikane, Biden do të marrë detyrën në 20 janar pavarësisht nëse Trump pranon apo jo humbjen.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq