India goditet nga një sëmundje misterioze, mbi 500 të shtruar në spital dhe një viktimë
Një sëmundje misterioze në Indi ka sjellë në shtrimin e më shumë se 500 personave në spital dhe autoritetet kanë raportuar për një viktimë.
Sëmundja ka goditur shtetin jugor të Andhra Pradesh dhe u zbulua për herë të parë të shtunën në mbrëmje në Eluru.
Të paktën 546 personat e shtruar kanë raportuar simptoma si: ankthi, humbja e vetëdijes dhe të vjella.
Shumica e pacientëve janë shëruar dhe janë kthyer në shtëpi, ndëra 150 të tjerë janë akoma të shtruar në spital duke u trajtuar nën kujdesin e mjekëve.
Të gjithë personat e sëmurë kanë rezultuar negativë në testin e COVID-19.
Ekipet e ekspertëve kanë mbërritur në qytet nga institucionet kreysore të Indisë për të parë nga afër situatën.
Detaji i pazakontë, sipas ekspertëve, është se të gjithë personat e sëmurë nuk kanë pasur asnjë lidhje me njëri-tjetrin, nuk jetojnë në të njëjtën zonë dhe janë të grupmoshave të ndryshme.
Në një deklaratë të qeverisë thuhej se personat e sëmurë raportuan “marrje mendsh, gjendje të fikëti, dhimbje koke dhe të vjella”.
Një burrë 45-vjeçar u shtrua në spital me simptoma që i ngjasonin epilepsisë dhe humbi jetën të shtunën në mbrëmje.
Geeta Prasadini, drejtuesja e shëndetit publik tha se autopsia e 45-vjeçarit nuk mundi të shpjegonte asgjë mbi shkaqet e vdekjes së tij.
Hipoteza aktualisht nën hetim është se këto persona në Indi kanë ngrënë disa perime të spërkatura me një pesticid të krijuar nga përbërje organike që përmbajnë fosfor. Por deri më tani ky është vetëm një “supozim” i bazuar në faktin se pesticide të tilla përdoren shpesh në këtë zonë.
Lexoni gjithashtu:
90-vjeçarja që u vaksinua e para kundër COVID-19: Dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë
Pandemia, përpos barnave dhe dezinfektantëve, rekord prurjesh edhe për maskat
Masat gjatë festave, kufizime më të ashpra në Itali e Greqi, Franca toleron për festa
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta