Pjesë e një eksperimenti social, kryeministrja daneze u kërkon falje 22 fëmijëve
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen u ka kërkuar ndjesë 22 fëmijëve nga Groenlanda për një eksperiment të kryer në Danimarkë në vitin 1951.
Afërsisht 70 vite më parë, qeveria morën 22 fëmijë nga Groenlanda dhe i sollën në Danimarkë “për një jetë më të mirë”. Sipas këtij eksperiment ata do të mësonin gjuhën daneze e më pas do të ktheheshin në vendlindjen e tyre për të krijuar një formë elite e cila fliste gjuhën daneze.
Por në vijim të eksperimentit, fëmijët fillojnë të vuajnë dhe u vendosën në një brefotrof në qytetin Nuuk dhe nuk u kthyen më kurrë në vendlindje, madje disa prej tyre nuk i panë më kurrë familjet e veta.
Projekti i ashtuquajtur “Fëmijët e Groenlandës” ka qenë nën hetimin e autoriteteve që në shkurt të vitit shkuar.
Të martën, u publikua raporti historik i cili kishte ekzaminuar gjenezën e ngjarjes.
Në të gjithashtu analizohen ndryshimet midis jetës së mëparshme të fëmijëve dhe eksperiencat e tyre në Danimarkë, ashtu si dhe pasojat njerëzore që këto ndryshime patën mbi ta.
Pas publikimit të raportit, Kryeministrja e Danimarkës ka kërkuar falje zyrtare ndaj fëmijëve, duke thënë se e ka ndjekur rastin e tyre për vite me radhë.
“Jam ende shumë e prekur nga tragjedia njerëzore që përmban kjo histori”, tha Mette Frederiksen përmes një deklarate.
“Konsiderata për fëmijët u vendos mënjanë, kështu që ata humbën lidhjet me familjet, jetën dhe historinë e tyre, ndaj Groenlandës e ndaj popullit të tyre”.
“Nuk mund ta ndryshojmë atë që ndodhi, por mund të mbajmë përgjegjësi dhe të kërkojmë falje ndaj atyre për të cilët duhet të ishim përkujdesur dhe dështuam”.
Në momentin e marrjes së mandatit të saj në 2019, kryeministrja e zotua se do të kërkonte falje ndaj fëmijë që “janë detyruar të kthehen në danezë”.
“Nuk ju pyetën nëse donit të merrnit pjesë, askush nuk ju tha së çfarë të prisni”, shkruan Frederiksen në një letër drejtuar fëmijëve.
Një pjesë e 22 fëmijëve pjesëmarrës në këtë eksperiment nuk jetojnë më.
Groenlanda, ishulli më i madh në botë, është një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta