Konsum dhe eksport, ekonomia evropiane rritje rekord në tremujorin e tretë të vitit

8 Dhjetor 2020 | 20:56

Ekonomia në Eurozonë regjistroi rritjen më të lartë në tremujorin e verës, duke u rikthyer pas një kontraktimi rekord të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, me shpenzimet e konsumatorëve dhe eksportet që u rritën ndjeshëm.

Eurostat deklaroi se prodhimi i brendshëm në bllokun 19-anëtarësh u rrit me 12.5% në periudhën korrik-shtator, që është dhe rritja më e lartë që kur agjencia nisi mbledhjen e të dhënave në vitin 1995.

Krahasuar me 3-mujorin e tretë të 2019-s, para pandemisë, ekonomia u kontraktua.

Rritja në verë u udhëhoq nga konsumi i brendshëm dhe eksportet, me dyqanet dhe fabrikat që rihapën dyert pas bllokadave.

Franca me 18.7%, Spanja me 16.7% dhe Italia me 15.9% regjistruan rritjet më të larta të GDP-së krahasuar me tremujorin paraardhës. Këto vende ishin gjithashtu mes atyre ekonomikisht më të dëmtuara nga COVID-19.

Ndërkohë, punësimi në Eurozonë u rrit me 1% në tremujorin e tretë, pas një rënieje prej 3% në të dytin, saktësoi Eurostat, duke rishikuar parashikimet e mëhershme për periudhën korrik-shtator.

Edhe pse situata është më keq se vitin e kaluar, të dhënat e Eurostat japin shpresë se rikuperimi mund të jetë më i shpejtë kur pandemia të marrë fund.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026