Fondi për pandeminë, BE: Nëse Hungaria dhe Polonia nuk ndalin veton, paketa e vetëm për 25 vende
Hungaria ka kundërshtuar të pranojë ultimatumin e dhënë nga Bashkimi Europian për të pranuar fondin e rikuperimit nga pandemia e Covid-19. Si pasojë Bashkimi Europian ka paralajmëruar se nëse Hungaria dhe Polonia nuk ndalin veton, atëherë 25 vendet anëtare do të vazhdojnë me fondin 750 miliardë euro të rimëkëmbjes.
Ministri i jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó ka theksuar edhe njëherë se e refuzojnë kërkesën.
“Është e vështirë të interpretosh trillimet dhe të sigurosh një pozicion të punëve të jashtme nga kjo. E gjithë ajo që mund të them është se pozita e Hungarisë nuk është e re. Pozita e Hungarisë nuk ka ndryshuar përgjatë viteve. Ne refuzojmë lidhjen mes përdorimit të burimeve të BE dhe parave të zakonshme me politika të panjohura dhe të papërcaktuara”, deklaroi Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm i Hungarisë.
Dy vendet anëtare, Hungaria dhe Polonia kanë vënë veton ndaj paketës së rimëkëmbjes pas pandemisë. Megjithatë një veprim I tillë sipas Bashkimit Europian do t’i kushtojë rëndë dy vendeve, pasi ato nuk do të përfitojnë nga paketa që përmban 23 miliardë euro për Poloninë dhe 4.3 miliardë për Hungarinë.
“Kjo nënkupton një izolim serioz për të dyja vendet nëse merren parasysh prespektivat europiane. Mendoj se nuk është e pavend të argumentosh se kjo do të rezultojë në një krizë të brendshme për të dyja qeveritë në skenën ndërkombëtare. Kjo sepse do të ishte shumë e vështirë të argumentosh pse ekonomia kombëtare dhe shoqëritë janë privuar nga kjo shumë thelbësore parash”, Dániel Hegedűs, analist i “The German Marshall Fund of the United States”
Përfituesit kryesor të paketës së rimëkëmbjes që ka ofruar Bashkimi Europian do të jenë ato vende, si Italia dhe Spanja, të cilat janë më të prekurat nga pandemia. Kjo do të thotë se Hungaria dhe Polonia do të përjashtohen tërësisht nga një plan I tillë nëse nuk marrin një vendim sa më shpejt.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset