Francë, modifikohet ligji për ekstremizmin; qeveria prezanton draftin e ri
Çështja është shumë e ndjeshme, por fjala “separatizëm” më në fund është hequr nga emri i projekt/ligjit të shumëdiskutuar. Qeveria franceze paraqiti të mërkurën një ligj që synon përforcimin e parimeve republikane.
Me pak fjalë, ligji ka qëllime të shumta, por njëri prej tyre është më i qarti: lufta kundër Islamit radikal në shoqërinë franceze. Kryeministri Jean Castex u përpoq t’i paraprinte kritikave se ky ligj do të stigmatizojë myslimanët.
“Ky draft nuk është një tekst kundër besimeve fetare, as atij mysliman në veçanti. Përkundrazi, është ligj i lirisë, i mbrojtjes dhe i emancipimit përballë fondamentalizmit fetare. Dhe, më përgjithësisht, përballë çdo ideologjie që do të ndiqte të njëjtat qëllime”, deklaroi Castex.
Në detaj, teksti përfshin masat që kufizojnë arsimimin në kushtet e shtëpisë, edhe kur bëhet fjalë për motive shëndetësore, ndërsa lejon një kontroll më të ashpër të financimit të shoqatave myslimane dhe veprimtarive të tyre. Drafti përfshin gjithashtu një akuzë të re për të luftuar urrejtjen online.
Me këtë ligj, presidenti Emmanuel Macron po përpiqet të mbushë boshllëqet në luftën kundër Islamit radikal, për të mos i lënë hapësirë Marine Le Pen, kur mungojnë më pak se 2 vjet nga zgjedhjet e reja presidenciale.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta