Merkel gruaja më e fuqishme në botë, lista e Forbes vijon me Lagarde dhe Kamala Harris
Për të 17 vit me radhë revista prestigjoze amerikane Forbes shpalli listën me 100 gratë më të fuqishme në botë.
Dhe për të 10 vit kancelarja Angla Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë.
Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane, pozicionohet e dyta dhe e treta është zvpresidentja e zgjedhur e SHBA-së Kamala Harris, e cila do të jetë zvpresidentja e parë grua në SHBA dhe personi i parë me origjinë afrikane dhe indiane që do të mbajë këtë pozicion.
Në vend të katërt është presidentja e komisionit Evropian Urusla von der leyen duke vijuar me filantropen Melinda Gates.
Vlerësuar për udhëheqjenn gjatë krizës së pandemisë në vend të 32 renditet kryeministrja e Zelandës se re Ardern. Në vend të 46 renditet mbretëresha Elisabeth.
Sa i përket botës së showbiz në vend të 69, ndër gratë më të fuqishme në botë është Rihana, në vend të 72 Beyonce dhe në vend të 82 Taylor Swift
“Në të gjithë korridoret e pushtetit, udhëheqëset në listën e këtij viti të ‘100 Grave më të Fuqishme të Botës’ po ngrihen për të adresuar sfidat e paprecedente të vitit 2020”, tha Moira Forbes, zëvendës Presidente Ekzekutive e Forbes dhe botuesee ‘Forbeswomen’.
“Ndërsa Covid-19 ka vënë në rrezik arritjet e fituara me vështirësi rreth barazisë gjinore, të listuarat e këtij viti po zgjidhin probleme afatgjata që kërkojnë veprim urgjent për të na çuar të gjithëve përpara. Gratë në listën e këtij viti po formësojnë historinë në mënyra të paprecendetë “, tha Maggie McGrath, redaktore e ‘Forbeswomen’.
Personazhet në listën e grave më të fuqishme të 2020 janë modele globale për një udhëheqje të qëndrueshme.
Fuqia dhe ndikimi i tyre i vazhdueshëm në 2021 do të ndihmojë që ta bëjnë botën një vend më të shëndetshëm dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta