Shqetësimet psikologjike prej COVID, Italia ofron asistencë, mjekët: Pasojat do të jenë afatgjata

10 Dhjetor 2020 | 10:17

Kur një grua 30 vjeçare në Napoli, zbuloi se ishte prekur me COVID-19 e vetmja gjë që e ndihmoi të përballonte një situatë të tillë ishte ndihma psikologjike që mori në qendrën e hapur për këtë qëllim në Napoli.

Vetëizolomi ishte një eksperiencë e vështirë për të e për më tepër do të përjetonte faktin se ishte pikërisht ajo që ja transmetoi virusin nënës

“Nuk isha e shqetësuar vetëm për veten por edhe për nënën dhe të afërmit, ndihesha fajtore sepse mendoja se ishte faji im,” – u shpreh pacientja e prekur nga COVID-19.

Falë seancave të konsultimit të cilat i ndjek që nga muaji mars 30 vjeçarja ndihet shumë më mirë.

“Në atë kohë ndieja që bota po më binte në kokë, nuk mund të dilja nga dhoma, nuk mund të përqafoja të afërmit e mi e në të njëjtën kohë ajo që më trishtonte ishte dhe fakti se nuk mund të gjeja një punë, ndihesha bosh, sikur po rrezohesha,” – tregoi ajo.

Çuditërisht janë brezat e rinj të cilët kanë shfaqur më shumë simptoma të problemeve mendore të lidhura me COVID-19.

 “Kryesisht kemi vënë re çrregullime të gjumit, sikundër insomnia që zakonisht lidhet me përdorimin e ekraneve. Jo vetëm që janë të detyruar të marrin pjesë në klasa nga shtëpia por ata përdorin rrjetet sociale për të qëndruar në kontakt me miqtë e tyre. Përveç kësaj vuajnë gjithashtu nga trishtimi, ankthi dhe çrregullimet e të ngrënit, kryesisht çrregullime të të ushqyerit gjate natës,” – sqaroi mjekia Gabriella Busiello

Kjo komunë në Napoli është një nga të paktat në Itali që ofron një shërbim të shpejtë si një alternativë ndaj këshillimit normal që vihet në dispozicion nga institucionet shëndetësore publike dhe që shpesh ka lista më të gjata pritjeje.

“Këshillimi që ne ofrojmë këtu është i disponueshëm menjëherë, nuk ka lista të pritjes, mund të jetë i disponueshëm që në momentin që kërkohet. Qytetarët marrin seanca falas. Ata zakonisht vijnë personalisht ose telefonojnë për të rezervuar dhe nëse kemi disponueshmëri në ditën kur na telefonojnë, ata mund të bëjnë seancën menjëherë ose një ditë më vonë,” – tregoi Iolanda Marrazzo, drejtoreshë e shërbimeve sociale.

Një pasqyrë  e plotë e ndikimit të efekteve psikologjike të pandemisë nuk është ende e mundur. Është e lehtë të merret me mend se për sa kohë që kriza ekonomike vazhdon, ajo do të ketë pasoja në shëndetin mendor të shumë njerëzve.

Sipas psikologëve në Somma Vesuviana shërbimi do të vazhdojë edhe pas mbarimit të pandemisë pasi efektet do të jenë afatgjata.

Një nga rreziqet që ata mendojnë se disa njerëz mund të vuajnë janë çrregullimet fobike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026