Ministrja e Financave Anila Denaj: Rindërtimi mund të vijë edhe pa anuluar PPP
Buxheti i Shtetit për vitin 2020 është ndër më të rëndësishmit e këtyre 30 viteve të fundit, për shkak të katastrofës kombëtare, tërmetit të 26 nëntorit. Ai është pagëzuar gjithashtu me emrin buxheti i rindërtimit.
Ndërkohë, qeveria është betuar se do të garantojë një rritje ekonomike 4.1 për qind dhe nuk do të rrisë borxhin publik. Ministrja e financave dhe ekonomisë, znj. Anila Denaj sqaroi në studion e Good Morning Albanians të Euronews Albania planin e qeverisë për rindërtimin dhe uljen e borxhit.
Ministrja tha se qeveria ka akorduar një buxhet prej 20 miliardë lekësh për rindërtimin, i cili do të shërbejë si një hap i parë për të vlerësuar të gjithë projektin, por që sigurisht që nuk pretendohet se ai do të përmbushë të gjithë nevojën.
E pyetur nëse kishte një faturë të dëmit nga tërmeti i nëntorit, znj. Denaj tha se po kryhej ende vlerësimi i dëmit, si në godina, dhe në infrastrukturë dhe biznese, në mbështetje nga Banka Botërore, PNUD dhe strukturat shtetërore dhe se vlerësimi përfundimtar do të bëhej publik në javën e tretë të janarit para konferencës së donatorëve.
“Vlefta prej 20 miliardë lekësh nuk do të mbështetet e gjitha nga alokimet dhe kursimet, do të mbështetet me një vleftë më të shtuar financimi nga rritja e huamarrjes, por duke synuar gjithsesi ruajtjen e parametrave fiskalë, në varësi të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë,” tha ministrja e financave dhe ekonomisë.
“Ne synojmë ende uljen e borxhit në nivelin e 64.8% nga 65% që është në fund të vitit,” shtoi ajo.
Pyetjes nëse marrja e një borxhi të ri mund të shmanget duke alokuar fondet e koncensioneve, znj. Denaj iu përgjigj se koncensionet janë kontrata dhe si të tilla mbartin detyrime juridike që duhen respektuar.
“Janë kontrata që zgjerojnë shëbrimet e caktuara, si për shembull shëndetësinë, si dhe në infrastrukturë, që duhet të përfundojnë për të sjellë zhvillim. Është një proces zinxhir, që nuk do të doja ta lidhja me koncensionet, vetëm me rrugën apo kontratat PPP në shëndetësi,” u shpreh ministrja, duke theksuar se kontratat koncensionare synojnë pikërisht zhvillimin që duhet për fuqizimin ekonomik.
Sipas ministres, ekonomia ka pasur një performancë të kënaqshme në 5 vitet e fundit pasi ka një seriozitet në konsolidimin fiskal, në tre elemente bazë, në ruajtjen e deficitit dhe uljen e vazhdueshme e tij, në uljen e borxhit në raport me PBB, si dhe bazuar tek primari.
Lidhur me bizneset e prekura nga tërmeti në Durrës, ministrja e financave tha se ka pasur takime dhe ka marrë kërkesat e tyre dhe se aktualisht ministrja po punon për lehtësirat administrative.
“Sot ministria e financave ka adresuar një format “moratoriumi” ku pjesa e detyrimit nuk shuhet, por shtyhet për të parë mundësi pagese me këste. Kur biznesi është i dëmtuar dhe i mbyllur, si dhe eliminimin e gjobave që mund të lindin nga mosh-shlyerja e detyrimeve në kohë,” tha ministrja për Euronews Albania.
“Ka shumë rëndësi pagesa në kohë për TVSH e rimbursueshme, në punë të bashkërenduar me BB arrijmë që në fund të këtij viti të përfundojmë të gjithë detyrimet e TVSH së rimbursueshme dhe me këste për dy ose tre bizneset më të mëdha që kanë barrën kryesore përgjatë 1-1.5 viteve,” shtoi znj. Denaj.
“Sigurisht që viti që kaluam nuk ishte i lehtë, por jo i pamundur për të projektuar një rritje për vitin që vjen,” përfundoi ministrja me optimizëm.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)