“Moderna” nis testimin e vaksinës për COVID-19 te adoleshentët
Kompania “Moderna” ka bërë me dije se ka filluar testimin e vaksinës së saj anticovid tek adoleshentët. Pjesëmarrësit e kësaj faze të fundit të testimit do të përfshijë një grup moshë të re nga 12 deri në 18 vjeç.
“Qëllimi ynë është të zhvillojmë rezultate deri në pranverë të vitit 2021 që do të mbështesin përdorimin e kodit gjenetik ARN tek adoleshentët përpara fillimit të shkollës vitin tjetër”, tha Stéphane Bancel, drejtor ekzekutiv i kompanisë.
Një lajm I tillë është bërë me dije pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në pritje të fillojnë shpërndarjen e dozave të para të vaksinave anticovid të prodhuara si nga kompania “Moderna” si nga partnerët Pfajzer dhe BionTech.
Ndërkohë, Pfajzer ka arritur të sigurojë aprovim për përdorim emergjent të vaksinës anticovid në Mbretërinë e Bashkuar, ku kanë filluar edhe shpërndarjet e dozave të para, si dhe kompania ka nisur testimin e medikamentit në pjesëmarrës të moshave 12 vjeç. Kjo ka rritur edhe më tej rivalitetin mes kompanive.
Megjithatë, mungesa e të dhënave të mjaftueshme për t’i dhënë besueshmëri qytetarëve vazhdon të përcjellë skepticizëm.
Ekspertë, si drejtori i përgjithshëm i Institutit Ndërkombëtar të Vaksinës, Jerome Kim, shprehen se janë akoma në pritje për publikimin e të gjitha të dhënave mbi këto vaksina anticovid, pasi njoftimet e menjëhershme që janë bërë së fundmi kanë rritur shqetësimin ndaj sigurisë dhe efektivitetit të medikamentit.
Gjithashtu, studiuesit kanë bërë me dije se efektet anësore mund të shfaqen edhe pasi mbarojnë fazat e testimit. Sipas rregullatores së Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara, prodhuesit dhe zhvilluesit e vaksinave duhet të presin të paktën dy muaj përpara se të fillojnë shpërndarjen dhe përdorimin e medikamentit.
SARA ARENA
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta