SHBA planifikon ekzekutimet e fundit të personave të dënuar me vdekje para tranzicionit presidencial
I dënuari me vdekje, Brandon Bernard u ekzekutuar në shtetin e Indianas pasi Gjykata e Lartë në SHBA i refuzoi lutjet e tij të fundit për mëshirë.
Bernard, 40 vjeç, u dënua për vrasje gjatë kohës kur ishte adoleshent në vitin 1999 dhe është shkelësi më ri në moshë që ekzekutohet nga qeveria federale në gati 70 vjet.
Përpara se atij t’i injektohej helmi vdekjeprurës ditën e enjte, Bernard i tha familjes së çiftit që vrau se ishte penduar për veprën që kishte bërë.
Pak kohë para përfundimit të mandatit presidencial të Donald Trump janë planifikuar edhe katër ekzekutime të tjera të personave të dënuar me vdekje.
Nëse kjo gjë ndodh, atëherë Trump do të jetë presidenti gjatë së cilit kanë ndodhur më shumë ekzekutime të personave të dënuar me vdekje gjatë shekullit të fundit. Kjo gjë gjithashtu do ta çonte numrin total të ekzekutimeve të presidencës së tij në 13.
Fjalët e fundit
Bernard u shpall i vdekur në orën 21:27 në qytetin e Terre Haute. Para vdekjes ai ia drejtoi fjalët e fundit familjes së viktimave, duke folur me qetësi për më shumë se tre minuta.
“Më vjen keq. Këto janë fjalët e vetme që mund të them të cilat shpjegojnë ndjesinë time tani dhe ndjesinë e asaj dite”, tha Bernard, sipas Associated Press.
Ekzekutimi u shty për më shumë se dy orë pasi avokatët e Bernard i kërkuan Gjykatës së Lartë të ndryshonte vendimin, por kërkesa u refuzua.
Dënimi i Bernard
Brandon Bernard iu dha dënimi me vdekje për përfshirjen e tij në vrasjen e çiftit Todd dhe Stacie Bagley në qershor të vitit 1999.
Ai ishte një nga pesë adoleshentët e akuzuar për grabitjen dhe vrasjen e çiftit në bagazhin e makinës së tyre në Teksas.
Çifti u qëllua me armë nga bashkëpunëtori 19-vjeçar Christopher Vialva, përpara se Bernard t’i vendoste flakën makinës.
Avoktët mbrojtës thanë se çifti mund të ketë vdekur përpara se makina të digjej dhe një hetues i pavarur tha se Stacie kishte ndërruar jetë pasi ishte qëlluar me armë.
Megjithatë, dëshmia e qeverisë gjatë gjykimit tha se Todd Bagley kishte vdekur menjëherë ndërsa Stacie kishte ndërruar jetë nga tymi në rrugët e frymëmarrjes.
Shumë persona të famshëm, përfshirë edhe Kim Kardashian West i kanë apeluar më herët presidentit Donald Trump për të ndryshuar dënimin e Bernard në dënim të përjetshëm.
Lexoni gjithashtu:
SHBA drejt miratimit të vaksinës Pfizer, paneli këshillues jep dritën jeshile
“Moderna” nis testimin e vaksinës për COVID-19 te adoleshentët
Masat antiCOVID në Evropë, Franca heq bllokadën; në Spanjë bien infektimet
”Kemi fituar dy herë”, Trump përsërit fitoren e rreme gjatë eventit Hebre Hanukkah
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq