Joe Biden dhe Kamala Harris emërohen “Personat e Vitit” nga revista Times

11 Dhjetor 2020 | 09:59

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden dhe zv.presidentja e zgjedhur Kamala Harris u emëruan nga revista “Times” si personat e vitit 2020.

Revista amerikane përzgjedh çdo vit një person, një grup apo një ide bazuar në influencën që kanë pasur përgjatë atij viti, për mirë apo për keq.

Kyreredaktori i revistës, Edward Felsenthal, tha se ata ishin zgjedhur sepse “po ndryshonin historinë e Amerikës duke treguar se empatia ka një forcë më të madhe se përçarja dhe sepse kanë ndarë një vizion largpamës për të përmirësuar dhe shëruar botën”.

Biden dhe Harris u zgjodhën si pasues të presidentit Donald Trump dhe zv.presidentit Mike Pence në zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe do të përballen me një sërë sfidash, përfshirë situatën e rënduar të pandemisë, padrejtësinë racore në SHBA, ndryshimet klimatike dhe shumë çështje të tjera.

Joe Biden, 78, është personi më i vjetër në moshë që merr këtë titull një vit pasi revista emëroi Greta Thunberg, e cila ishte aktivistja më e re në moshë e shpallur si personi i vitit.

Kandidatët e tjerë, sipas revistës, ishin presidenti Donald Trump, eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci, punonjësit e shëndetësisë së vijës së parë si edhe lëvizja për drejtësi racore.

Punonjësit e shëndetësisë dhe organizuesit e lëvizjes “BLM” morën titullin e “Mbrojtësve të vitit”.

 

Lexoni gjithashtu:

SHBA planifikon ekzekutimet e fundit të personave të dënuar me vdekje para tranzicionit presidencial

Masat antiCOVID në Evropë, Franca heq bllokadën; në Spanjë bien infektimet

”Kemi fituar dy herë”, Trump përsërit fitoren e rreme gjatë eventit Hebre Hanukkah

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026