”Vaksinimi shpëton jetë”, Von der Leyen: BE do të kujdeset për Ballkanin Perëndimor, pritet miratimi i Pfizer
Pas miratimit të buxhetit, në ditën e dytë të samitit liderët e BE-së vijuan diskutimet mbi mënyrën sesi unioni do të koordinojë aksionet e mëtejshme duke u ndalur veçanërisht tek rimëkëmbja e ekonomive nga pandemia dhe procesi i vaksinimit.
Në fjalën e saj Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u shpreh se ajo çfarë ka rëndësi në këto moment është vaksinimi i cili shpëton jetë duke u bërë thirrje autoriteteve në të gjitha vendet të bëhet gati për procesin e vaksinimit.
“Ne kujdesemi për fqinjët tanë, BE-ja do të koordinojë procesin e dhënies së vaksinave edhe në Ballkanin Perëndimor për të mbrojtur së pari punonjësit e sektorit shëndetësor,” – u shpreh ajo.
Von der Leyen nënvizoi se Bashkimi Europian duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë Europiane të barnave pritet që vaksina e Pfizer Biontech të miratohet në fund të vitit, ndërsa vaksina e kompanisë Moderna në mes të muajit janar. e
Ndërkohë kancelarja Merkel u shpreh se vaksinat të cilat miratohet duhet të mbërrijne në të njëjten kohë në secilin shtet anëtar të BE-së.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta