E diela afati i fundit, Brukseli dhe Londra, frikë për një Brexit pa marrëveshje
E diela është afati i fundit që negociatorët e Londrës dhe Brukselit të arrijnë një akord për Brexit.
Aktualisht të dyja palët kanë nisur të përfytyrojnë se si do të jetë skenari pa marrëveshje.
Së pari, Marina Mbretërore ka deklaruar se është gati të patrullojë ujërat britanike në rast se nuk ka pakt për peshkimin. Nga ana tjetër, një dështim i mundshëm do ta bënte transportin e mallrave mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar më të ngadaltë.
Sikurse tha dhe kryeministri britanik të premten, gjasat janë që të mos ketë akord.
“Mesa duket ka të ngjarë që të anojmë për një zgjidhje që besoj do të jetë e mirë për Britaninë, që të jemi në gjendje të bëjmë çfarë të duam nga 1 janari. Natyrisht do të jetë ndryshe nga ajo që do të donim të arrinim, por s’kam asnjë dyshim se ky vend mund të jetë gati,” – u shpreh Boris Johnson, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Johnson e tha këtë pasi përpjekja e tij e fundit për të bindur BE-në dështoi gjatë vizitës së tij në Bruksel. Unioni i qëndroi besnik negociatorit Michel Barnier.
Nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje të dielën, 31 dhjetori do të regjistrojë një tranzicion të lehtë të Britanisë drejt statusit të ri.
Por ç’do të ndodhë nëse dështojnë, kjo është ende e paqartë.
Lexoni gjithashtu:
Brexit në fazë kritike. Britani-BE, vijon përplasja për peshkimin dhe konkurrencën
Rifillojnë bisedimet për Brexit, pak shanse për një marrëveshje
Marrëdhëniet post-Brexit, Londër-Bruksel bëhen gati për një skenar pa marrëveshje
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta