Sulm në Nagorno-Karabak, Armenia dhe Azerbajxhani thyejnë armëpushimin
Armenia dhe Azerbajxhani hodhën akuza ndaj njëra-tjetrës për prishje të armëpushimit, një marrëveshje e arritur muajin e kaluar, ndërmjetësuar nga Rusia për rajonin e Nagorno-Karabakut.
Separatistët e Nagorno-Karabakut pretendojnë se ushtria e Azerbajxhanit nisi një sulm të premten në mbrëmje, i cili la tre ushtarë armenë të plagosur.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev fajësoi Armeninë për përplasjet e fundit dhe kërcënoi se do t’i thyente kokën me një grusht të hekurt.
Paqeruajtësit rusë të thirrur për mbrojtjen e rajonit konfirmuan prishjen e paqes, por nuk specifikuan se nga cila anë.
“Më 11 dhjetor, në afërsi të Sabert dhe Khin Taglfar të rajonit Gadrut, ndodhi një shkelje e armëpushimit,” tha Rustam Muradov, gjeneral dhe Komandant i forcave paqeruajtëse ruse në Nagorno-Karabak, në një deklaratë të dielën.
Megjithatë zyrtarët rusë kanë theksuar se tani situata ndodhen nën kontroll.
Lexoni gjithashtu:
Konflikti në Nagorno-Karabak, qytetarët azerë bëhen gati të kthehen pas marrjes së territorit
Armenët marrin arratinë, Nagorno-Karabakh, banorët u vënë flakën shtëpive para largimit
Vuçiç sqaron krahasim e konflikt me Kosovën me luftën Armeni-Azerbajxhan
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta