Dorëhiqet Prokurori i Përgjithshëm, tensionet me Trump, William Barr konfirmoi se nuk pati manipulime në zgjedhje

15 Dhjetor 2020 | 11:36

Ndërsa Kolegji Elektoral shpall zyrtarisht Joe Biden President të 46-të SHBA-së, Prokurori i Përgjithshëm i vendit William Barr, një nga aleatët e ngushtë të presidentit Donald Trump, vendos të largohet nga detyra përpara Krishtlindjes.

Ishte vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump i cili në një postim në Twitter shkruan se ka pranuar dorëheqjen e kryeprokurorit.

“Marrëdhënia jonë ka qenë një marrëdhënie shumë e mirë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Sa i përket letrës së dorëheqjes, Barr do të largohet para Krishtlindjes për të kaluar pushimet me familjen e tij,” – thuhet në postimin e Trump në Twitter.

Mandati i Barr pritej të përfundonte në 20 Janar, datë kur edhe Trump duhet të dorëzojë detyrën dhe kur është ceremonia e betimit e Presidenti Biden.

Letra e  Barr drejtuar presidentit nis duke thënë se ai kishte informuar presidentin rreth shqyrtimit që Departamenti i Drejtësisë kishte bërë lidhur me aludimet e fushatës së Trump për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në letër, Barr premton se pretendimet e ngritura nga Presidenti “do të vazhdojnë të hetohen”.

Një vendim i tillë i  kryeprokurorit për tu larguar nga detyra ishte i paralajmëruar.

Tensionet midis tij dhe presidentit Trump nisën pikërisht në ditën kur Barr u shpreh se në asnjë shtet nuk ishin gjetur prova se në zgjedhjet e nëntorit kishte pasur manipulime.

Deklaratë që nuk u mirëprit nga Trump i cili në shumë shtete hapi procese gjyqësore për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve sidomos në ato shtete ku Biden u shpall fitues.

Ekipi ligjor i Presidentit Trump e akuzoi Barr se dështoi të kryente hetimin e duhur.

Barr u kritikua po ashtu  nga  Trump  se nuk bëri me dije publikisht se Departamenti i Drejtësisë gjatë fushatës po hetonte djalin e Joe Biden.

Barr largohet nga detyra në 23 dhjetor, detyrë të cilën e merr zv. Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Rosen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026