Izolim dhe protesta, rikthimi i masave kufizuese zemëron punonjësit e sektorit të argëtimit

16 Dhjetor 2020 | 10:40

Çdo gjë duket e vrullshme në këto festa, por pandemia po detyron autoritetet në shumë shtetet sikundër në Gjermani e Holandë të vendosin masa kufizuese duke hyrë në izolim total të paktën gjatë periudhës festive.

Ministrat në Mbretërinë e Bashkuar tani po vlerësojnë mundësinë që të përballen me një reagim të ashpër nga Britanikët, të zhgënjyer nëse ata gjithashtu përfundojnë nën masa kufizuese.

Zemërimi ndaj izolimit ka nisur të shpërthejë në shumë vende.

Me mijëra punonjës të artit në Francë protestuan pasi pikërisht në një nga periudhat më të gjalla të vitit janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur për shkak të masave kufizuese. Ata paralajmërojnë se do të kërkojnë në gjykatë të rihapen. Një bllokim i pjesshëm gjashtë javësh është hequr, por mbetet në fuqi shtetrrethimi gjatë natës.

 “Ne nuk e kuptojmë, ka pabarazi në lidhje me dyqanet, metro, vendet e kultit , dhe pastaj ne e gjejmë veten në rrugë, por në kuptimin e gabuar të fjalës, kështu që ne jemi mbyllur pak kudo, në kokë dhe në shpirt,” – tha aktori Pascal Le Guennec.

“Kanë kaluar kaq muaj në këtë situatë, po të marrim parasysh edhe mbylljen e parë. Ky sektor është me të vërtetë në rrezik. Artistët dhe teknikët mund të humbasin punën e tyre dhe kjo mund të vijojë gjatë,” – u shpreh Véronique Vellin, nëndrejtoreshë e teatrit Montreuil.

Edhe në Ukrainë po ashtu protesta ishte e dhunshme.

Përplasjet shpërthyen me policinë ndërsa disa mijëra protestues, përfshirë sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla, kundërshtojnë   masat e paralajmëruara kundër COVID-19. Dyqanet jo thelbësore, shkollat palestrat  do të qëndrojnë të mbyllura gjatë festave të fundvitit.

 “Ne jemi pengjet e një loje të autoriteteve) Ne e kuptojmë  dhe nuk na pëlqen.  Kemi kërkuar që të dëgjohemi për më shumë se një vit tani dhe ne jemi lënë në këtë gjendje  të kujdesemi për veten tonë,” – tha Victor Velichko, pronar i një biznesi të vogël

Për të gjitha qeveritë evropiane duket se gjetja e një balance mes shëndetit dhe ekonominë po shndërrohet në një sfidë të vështirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026