Origjina e coronavirusit: OBSH përzgjedh një ekip ekspertësh për të hetuar në Kinë
Një skuadër ekspertësh po përgatiten për të udhëtuar në Kinë për të hetuar mbi origjinën e SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.
Krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), skuadra prej 10 ekspertësh do të niset muajit tjetër drejt Wuhanit, qyteti ku u raportua rasti i parë i coronavirusit.
Ata do të studiojnë mostra dhe të dhëna mjekësore për të zbuluar se si dhe në çfar momenti virusi është transmetuar nga një kafshë tek njeriu për herë të parë.
Anëtari i skuadrës Fabian Leendertz, një biolog pranë institutit të Robert Koch, i cili është specializuar për sëmundjet e reja, tha se misioni katër-pesë javor nuk ka si synim për të hedhur fajin dikur, por për të kuptuar më mirë virusin, në mënyrë që në një të ardhme të kemi një qasje më të mirë ndaj një pandemia.
“Ky mision nuk ka të bëjë me gjetjen e fajtorit, por për ta na ndihmuar ne të kuptojnë se çfarë ndodhi dhe nëse bazuar në të dhënat që kemi, mund të zvogëlojmë rreziqet në të ardhmen”, u shpreh ai.
Diskutimet mbi origjinën e virusit kanë qenë të shumta kohët e fundit, duke shtuar mosmarrëveshje politike në shumë shtete, veçanërisht mes Kinës dhe presidentit amerikan Donald Trump.
Megjithatë, OBSH ka deklaruar se beson që virusi është zoonotik, pra është transmetuar nga një kafshë tek njeriu, ndërmjet një burimi ndërmjetës.
Leendertz tha se një ndër pikat kryesore të studimit do të jetë tregu i ushqimeve të detit në Wuhan, i cili është identifikuar gjatë pandemisë si vendi i parë i përhapjes së sëmundjes.
Hulumtuesi gjerman ka marrë pjesë në studimet e mëparshme për zbulimin e origjinës së Ebolës në Afrikën perëndimore dhe thotë se ky mision kërkon bashkëpunim mes kolegëve kinezë për të identifikuar hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren.
Kërkimi për gjetjen e origjinës së coronavirusit mendohet të jetë i ndërlikuar pasi, ndryshe nga Ebola, simptomat e COVID-19 ngjasojnë me disa sëmundje të tjera.
Lexoni gjithashtu:
Mesha e Krishtlindjes, shtetrrethimi ndryshon mënyrën e organizimit, por jo shpirtin e besimit
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet