Strategjia e vaksinimit, vendet e BE-së gati të nisin procesin në të njëjtën ditë
‘Të luftojmë pandeminë së bashku’. 27 vendet e Bashkimit Evropian synojnë të nisin procesin e vaksinimit në të njëjtën ditë, si shenjë simbolike e unitetit.
Ky qëllim i pranuar nga të gjithë vjen në mes të presionit për të aprovuar sa më shpejt përdorimin e vaksinës Pfizer, Biontech dhe për të arritur hapat e SHBA dhe Britanisë, të cilat kanë nisur tashmë procesin e vaksinimit dhe gjërat kanë nisur të lëvizin.
“Më në fund ka disa lajme të mira, ne kemi agjencinë e barnave. Kemi shpresë. Dhe ky është mesazhi që u përcjell lidreëve të Këshillit Evropian. Komisioni ka negociuar portofolin më të gjerë të kandidatëve për vaksina. Dhe së fundmi, brenda një jave, vaksina e parë do të miratohet”, u shpreh Ursula Von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.
Sidoqoftë, Berlini ka shprehur vazhdimisht zhgënjimin për ngadalësinë e marrjes së bazës për vaksinën e cila është zhvilluar pjesërisht në Gjermani. Përflitet se vaksinimi do të nis në 27 dhjetor.
Si një anëtare e BE-së, Gjermania duhet të presë që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të bëjë të mundur autorizimin dhe lëvizja e Berlinit shton presionin mbi organin rregullator që të marrë vendim sa më shpejt
Ndërkohë, anëtarët e tjerë të BE kanë planifikuar që sapo të marrin dritën jeshile të nisin sa më shpejt vaksinimin.
“Teksa furnizimet bëhen të aksesueshme ne do të rrisim numrin e njerëzve që do të vaksinohen, duke filluar me gati 14 milion njerëz që janë në rrezik për shkak të moshës së tyre ose vuajnë nga një sëmundje kronike, si dhe profesionistë të caktuar të shëndetit”, deklaroi Jean Castex, kryeministër i Francës.
Disa vende evropiane kanë ngritur tashmë qendra të vaksinimit masiv. Për t’i dhënë fund pandemisë deri në 70 përqind të popullsisë së Evropës duhet të vaksinohen – dhe ky është një qëllim madhor dhe mund të zgjasë të paktën në mes të vitit të ardhshëm.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta