COVID nxit kreativitetin. Nga Spanja në Itali, art me coronavirusin

17 Dhjetor 2020 | 20:42

Me pakëz kreativitet, maska e thjeshtë anti-COVID mund të kthehet në një dhuratë për Krishtlindje. Në kushtet kur fundi i pandemisë është ende larg, pronarët e një dyqani në Spanjë janë besimplotë se biznesi i maskave do të funksionojë.

I ndodhur pranë monumentit Sagrada Familja, dyqani “Urban Mask” është hapur për të shitur vetëm maska.

“Kjo është stina e parë e Krishtlindjes që nga fillimi i pandemisë. Dhe për shkak se maskat janë me detyrim, ato mund të kthehen në një alternativë për dhuratë. Prandaj ne iu përshtatëm tregut dhe bëmë edicione speciale për maska që të mbahen gjatë kësaj periudhe”, tregon Ferran Asencio, shitës i “UrbanMask”.

Prej 2 muajsh, biznesi po shkëlqen. Dyqani ofron 600 modele, me përmasa të ndryshme, nga 20 marka dhe ndjek një dizajn të posaçëm për festën e Krishtlindjes.

Por maskat nuk janë i vetmi produkt kreativ që dalin nga pandemia. Lorenzo Saa krijon një version të coronavirusit çdo ditë, që nga fillimi i izolimit në Britani, me ushqime, fruta dhe artikuj shtëpiakë. Ai thotë se nuk bëhet fjalë thjesht për krijimtari.

“Mendoj se të kesh një projekt është çelësi i shëndetit mendor. Kjo më ka ndihmuar shumë në këtë aspekt. Jam një njeri shumë social, ndaj duhet të bëj diçka që të më ndihmojë të largoj mendjen kur nuk jam i lidhur me persona të tjerë”, thotë artisti Lonrenzo Saa.

Ndërsa në Napoli, artisti i rrugës Angelo Capitano ka krijuar “koshat e solidaritetit”. Çdo gjë, nga buka dhe bananet tek kutitë e qumështit dhe sardeleve, por edhe vakte të ngrohta nxirren në rrugë nga ballkoni, për të ndihmuar të varfërit të ushqehen gjatë periudhës së pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026