Vështirësitë e biznesit të vogël, Bujar Muço: Shkak pandemia dhe mungesa e ndihmës nga shteti
Nënkryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, z.Bujar Muço u shpreh në Euronews Albania se gjendja e biznesit sot në Shqipëri është katastrofike.
Sipas tij, shkak është situata e pandemisë dhe mungesa e një ndihme nga ana e shtetit.
“Si mos më keq e gjen ky fundvit biznesin. Gjendja e biznesit sot në Shqipëri është katastrofike, më e keqja në 30 vitet e fundit, ku ne operojmë në Shqipëri. Shkaqet e kësaj gjendjeje, në radhë të parë është gjendja e pandemisë që ka ndikuar shumë në gjendjen aktuale të bizneseve. Problematika më të mëdha janë mos-ndihma nga ana e qeverisë karshi bizneseve dhe konsumatorëve. Ne si biznese të vogla dhe të mesme furnizuesin kryesor tonë e kemi nëpërmjet konsumatorit. Nëse konsumatori nuk ka të ardhura ne kemi rënie në xhiro dhe të ardhurat tona”, u shpreh ai.
Z.Muço theksoi më tej se e njëjta situatë është në të gjitha tregjet e vendit, ku është vënë re një rënie e fuqisë blerëse.
“Në të gjithë Shqipërinë është e njëjta problematikë, ku më shumë e ku më pak. Kjo është e përgjithshme, konsumatorët nuk kanë dhe nuk ka fuqi blerëse”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Tregu i pakicës në Korçë i zbrazur, ankohen tregtarët: Nuk ka blerës, ka rënë ekonomia
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje